Burime për Start UpProgram Përshpejtues për Startup-et në Ballkanin Perëndimor

January 18, 20220

The Growth and Traction Camps” është një program dy javor punëtorish, mentorimi dhe rrjetëzimi falas, të ofruara virtualisht nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), në bashkëpunim me TNW. Kjo është hera e dytë që TNW drejton këtë program për startup-et nga Ballkani Perëndimor. Ju mund të aplikoni duke plotësuar formularin e mëposhtëm.

Jeni pjesë e një startup-i inovativ të vendosur në rajon që kërkon klientë të rinj, lidhje me investitorët apo të zgjerohet në rajone të tjera? Ky program mund t’ju ndihmojë!

GIZ dhe TNW synojnë të bashkojnë startup-et e Ballkanit Perëndimor për t’i mbështetur ato në zgjerimin e tyre rajonal dhe ndërkombëtar. Pjesëmarrësit do të kenë akses falas në seminare, trajnime, mentorim, lidhje me investitorët dhe një pjesmarrje në një komunitet që mund të mbështesë rritjen e biznesit të tyre. Aplikimet janë tashmë të hapura, deri më 1 shkurt 2022 për startup-et me vendndodhje në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi.

Apliko nëse plotëson këto kritere

  • Selia ose stafi juaj kryesor janë të vendosur në një nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut ose Serbi)
  • Ju keni një produkt ose shërbim ekzistues në treg, ose një MVP të cilin e keni prezantuar tashmë me klientët
  • Ju tashmë keni të paktën një klient përtej vendit tuaj të origjinës
  • Ju duhet të keni një biznes që është i përshtatshëm për t’u shkallëzuar brenda ose përtej rajonit (një model biznesi i shkallëzuar, i aplikueshëm për shumë vende, vërtetim klienti ekzistues).
  • Shënim: për shkak të përmbajtjes dhe konfigurimit të programit, programi nuk është në kërkim të agjencive të zhvillimit të softuerit që nuk kanë një produkt ose shërbim përtej zhvillimit të softuerit të kontratës
  • Inkurajohen për aplikim themelueset femra.

Çfarë ju ofrohet?

  • Mësoni si të prezantoni modelin tuaj të biznesit
  • Udhëzime mbi hapat që duhet të ndiqni për të zgjeruar startup-in tuaj në një treg të ri
  • Udhëzime mbi metodologjinë e tërheqjes së klientëve të rinj
  • Kontakt me investitorë të nivelit të lartë
  • Sesione mentoruese  mentoruese me grupin e ekspertëve
  • Pjesmarrje në një komunitet themeluesish dhe sipërmarrësish që mund t’ju mbështesin me hapin tjetër të madh të startup-it tuaj!

Apliko këtu!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020