PunësimProgram Praktike nga Bizneset Gjermane

October 15, 20210

Po studioni në Shqipëri apo Kosovë, apo jeni diplomuar në vitin 2021? A jeni i interesuar të përfitoni një përvojë pune në Gjermani në kuadër të një praktike?

Nëse mund t’i përgjigjeni këtyre pyetjeve me “po”, jeni të ftuar të aplikoni në Programin e Praktikës të Bizneseve Gjermane – thirrja për aplikim është e hapur nga 1 Tetori deri më 16 Nëntor 2021!

Qëndrimi juaj në Gjermani do të ketë një ndikim të madh pozitiv në zhvillimin tuaj profesional dhe personal, duke rritur shanset për punësim pas kthimit tuaj në shtëpi. Ju do të jeni në gjendje të punësoheni në një punë të përshtatshme në lidhje me arsimimin tuaj, shumë më shpejt dhe më lehtë. Në këtë mënyrë, përvoja dhe kontaktet tuaja të reja do të ndikojnë  gjithashtu në zhvillimin ekonomik të vendit tuaj dhe do të nxisin marrëdhëniet dypalëshe ekonomike si me Gjermaninë ashtu edhe brenda rajonit. Ky shkëmbim dhe rrjeti alumni e bëjnë programin një kontribut të rëndësishëm në bashkëpunimin  rajonal, intensifikon marrëdhëniet ekonomike dhe krijon një rrjet të profesionistëve të rinj në rajon.

Programi i Praktikës i Bizneseve Gjermane për Vendet e Ballkanit Perëndimor ofron mundësi për praktikë pune në kompanitë Gjermane, ndaj afërsisht 75 studentëve dhe të rinjve të diplomuar. Praktikat zgjasin nga tre deri në gjashtë muaj.

Afati i fundit i aplikimit është 16.11.2021.

Linku për Zoom 

ID e takimit: 890 4299 3248

Pasword: 703431

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020