Bëhuni pjesë e Programit të Startupe-ve për Gatishmërinë në Investime në Ballkanin Perëndimor dhe mësoni se si të mbyllni një proces investimi në 6 muaj!
Kë po kërkojnë?
- Themelues Startup-esh me bazë në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoninë e Veriut ose Serbi
- Startupe që po zhvillojnë një produkt teknologjik (softuer ose harduer) në sektorë të ndryshëm
- Startup-e që kanë prezantuar një produkt në treg ose që e kanë në fazë testimi me klientët
- Startup-e që kërkojnë investim në kapital midis 100 mijë dhe 1 milion EUR,
- Startup-e planifikojnë të mbyllin raundin e financimit në TM2 ose TM3 2022
- Startup-e të gatshëm të angazhojë të paktën një person për një periudhë 8 javore deri në 2 orë në ditë (gjithsej 8 orë në javë) për të marrë pjesë në program, mentorim dhe klasa master.
Sektorët
Mund të aplikojnë themelues startupe-sh të fushës së teknologjisë që operojnë (jo ekskluzivisht) në një nga sektorët e mëposhtëm:
- Biznes dhe TIK
- AI & Analytics & Big Data
- Fintech & Insurtech
- Qytete dhe Shtëpi Inteligjente
- Industri 4.0 & Proptech
- Transport & Logjistikë
- Planeti dhe Qëndrueshmëria
- Kujdesi Shëndetësor dhe Mirëqenia
Përfitimet e Pjesëmarrjes
- Rrjeti i Investitorëve
Qasje në rrjetin e investitorëve kryesorë globalë të fokusuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor
- Bootcamp gatishmërie për investime
Mundësi e shkëlqyer për të mësuar duke vënë në zbatim njohuritë
- Masterclass
Mundësi për të punuar me ekspertë me përvojë dhe marrë komente të sinqerta për idetë tuaja
- Mentorët
Ndërveprimi me mentorë që do t’ju mbështesin në mbylljen e një investimi
- Komuniteti
Takoni kolegë nga i gjithë rajoni dhe bëhuni pjesë e rrjetit të themeluesve rajonal
- Dhoma e marrëveshjeve profesionale
Dhomë marrëveshjesh e përgatitur mirë, gati për Due Diligence
- Kredite FALAS dhe oferta speciale
Qasje në kredite fillestare FALAS dhe oferta speciale nga Vestbee Partners për të gjithë pjesëmarrësit!
Për informacion shtesë ju lutemi vizitoni këtë link.