BlogEvents & NewsLegal ResourcesPërditësime për Regjistrimin e Pronarëve Përfitues

December 7, 20210

A jeni informuar mbi ndryshimet e Ligjit nr. 112/2020 “Për regjistrin e pronarëve përfitues”?

Mospërmbushja e detyrimit për regjistrim nga ⅔ e pronarëve përfitues, si dhe kritikat e bëra në raportet e organizmave ndërkombëtarë si FAFT dhe Moneyval për sa i përket kuadrit ligjor në lidhje me parandalimin e pastrimit të parave, kanë bërë që qeveria të reflektojë mbi problematikat e këtij ligji. 

Qeveria ka ndërmarrë disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 112/2020, të cilat janë pasqyruar në draftin e bërë publik disa ditë më parë. Ndryshimet e bëra synojnë regjistrimin e pronarëve përfitues dhe për këtë arsye, Qeveria ka vendosur shtyrjen e afateve të regjistrimit, duke përfacktuar datën 01.04.2022 si afatin e fundit për të paraqitur raportimet fillestare të pronarëve përfitues, si nga QKB (Qendra Kombëtare e Biznesit), edhe nga Organizatat Jofitimprurëse. 

Gjithashtu, është parashikuar falja e gjobave të vendosura për mospërmbushje të detyrimit për raportim fillestar të pronarëve përfitues nga subjektet raportuese. Këto gjoba, të cilat janë vendosur nga QKB përpara hyrjes në fuqi të projektligjit, do të falen vetëm në rast se raportimi do të kryhet brenda datës 01.04.2022. 

Ky projektligj ka parashikuar edhe një sërë lehtësirash të tjera me qëllim nxitjen e regjistrimit të pronarëve përfitues, duke filluar që nga:

  • parashikimi i një procedure pezullimi 30 ditore në rastet kur aplikimet mund të jenë të jo të plota,
  • lejimi i ofrimit të shërbimit të ndryshimit/riemërimit të administratorit ose të përfaqësuesit ligjor të subjekteve raportuese në rastet kur ndaj subjekteve raportuese është vendosur gjobë, dhe është ndërprerë shërbimi në regjistrin tregtar dhe në Regjistrin e OJF, etj. 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020