Ne nuk jemi ekspertë të aromave, ama mund ta dallojmë me kilometra larg ekspresin perfekt – mjaftueshëm të hidhur dhe pak të karamelizuar.
Meqë ra fjala, gëzuar ditën e ekspresit! (Amerikanë, gëzuar ditën kombëtare të ekspresit!)
Ekspertët e fushës numërojnë me dhjetëra aroma dhe shije kafeje. Megjithatë, ky nuk ishte qëllimi kryesor i Luigi Bezzera-s (njeriu që shpiku aparatin e parë të kafesë).
Në vitin 1901, Z. Bezzera bëri shpikjen e të gjitha kohërave (sipas kafe-dashësve): aparatin e kafesë!
Çfarë bëri ai me shpikjen e tij?
Makineria e Bezzera-s demonstroi një hap shpikës, të dobishëm për aplikim industrial – ku falë shtimit të presionit të avullit në procesin e bërjes së kafesë prodhohej një shije kafeje më e fortë – kështuqë ai e patentoi atë. (Ashtu siç duhet të bëjë çdo shpikës!)
Elementë që shpikja juaj duhet të ketë për t’u patentuar:
- Të jetë një produkt ose një proces
- Të ofrojë një zgjidhje në fushën e teknologjisë
- Të demonstrojë risi, hap shpikës dhe të jetë e dobishme për aplikim industrial
Tani kthehemi te tema jonë: Çfarë ndodhi me shpikjen e Z. Bezzera?
Ai ia shiti patentën z. Desidero Pavioni, i cili krijoi aparatin “Makineria Ideale” – ose ndryshe, aparatin e parë të ekspresit, që hyri në prodhim komercial.
Pjesa tjetër është histori…
Në këtë moment, teksa po gjerb kafenë e preferuar, ndoshta po analizon me mendjen tënde për elementë të tjerë të pronësisë intelektuale që mund të jenë në filxhan.
Një ndihmë e vogël nga ne: Marka tregtare e filxhanit të kafesë është një prej tyre. Ama, nëse do që ta analizosh si profesionist, ky artikull të vlen!
E shijofsh kafenë! 🙂