BloguBurime LigjorePronësia Intelektuale: Një Histori Italiane që Vjen Aromë Kafeje

November 23, 20210

Ne nuk jemi ekspertë të aromave, por me siguri mund ta dallojmë nga milje larg ekspresin perfekt – mjaftueshëm të hidhur, dhe pak të karamelizuar.

Meqë ra fjala, gëzuar ditën e ekspresit! (Amerikanë – gëzuar ditën kombëtare të ekspresit!)

Ekspertët e fushës numërojnë me dhjetëra aroma dhe shije kafeje. Megjithatë, ky nuk ishte qëllimi kryesor i Luigi Bezzera-s (njeriu që shpiku aparatin e parë të kafesë).

Në vitin 1901, Z. Bezzera bëri shpikjen e të gjitha kohërave (sipas kafe-dashësve): një aparat kafeje!

 

Çfarë bëri ai me shpikjen e tij?

 

Makineria e Bezzera-s demonstroi një hap shpikës, të dobishëm për aplikim industrial – ku falë shtimit të presionit të avullit në procesin e bërjes së kafesë prodhohej një shije kafeje më e fortë – kështu që ai e patentoi atë. (Ashtu siç duhet të bëjë çdo shpikës!)

 

Këtu janë disa elementë që shpikja juaj duhet të ketë – për t’u konsideruar si një shpikje e pranueshme për patentim:

 

  • Është një produkt ose një proces
  • Ofron një zgjidhje në fushën e teknologjisë
  • Demonstron risi, hap shpikës dhe është e dobishme për aplikim industrial

Mund të lexoni më shumë mbi rëndësinë e patentave këtu.

 

Tani kthehemi te tema jonë: Çfarë ndodhi me shpikjen e Z. Bezzera?

 

Ai ia shiti patentën Z. Desidero Pavioni, i cili krijoi aparatin “Makineria Ideale” – aparati i parë i ekspresit që hyri në prodhim komercial.

Pjesa tjetër është histori. Në këtë moment, je me siguri duke shijuar kafenë tënde të preferuar dhe po pyet veten nëse ka ndonjë element tjetër të Pronësisë Intelektuale në filxhanin tënd (ndoshta mund të ketë).

Regjistrohu këtu, sepse kush e di – ne mund të të befasojmë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020