BloguBurime LigjoreNdërrmarrësi & TregtiPronësia Intelektuale, Patenta dhe Përfaqësuesi i Autorizuar te Legit

July 1, 20220
http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2022/07/Perfaqesues-i-Autorizuar-te-Legit.png

Mbroje intelektin,

Si asetin më të rëndësishëm që zotëron.

– Sanjo Jendayi, Shkrimtare

Profesionistët e ligjit e shohin botën ndryshe. 

Disa prej tyre shohin të drejta autori në vend të librave, dhe të drejta të lidhura me të drejtën e autorit në vend të një shfaqjeje teatri. Të tjerë shohin sfidat ligjore të Tomas Edison në vend të llambave elektrike, dhe patenta – brenda filxhanit të kafes që gjerbin çdo mëngjes. Më pas, me nisjen e ditës, realja me ligjoren konkretizohen. Llamba mbetet një llambë, ndërsa afati për të regjistruar një patentë kthehet në prioritetin e javës.

dhëna nga raporti i fundit i Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Intelektuale (DPPI) tregojnë një rritje të ndjeshme të aplikimeve për patentë kombëtare. 

Në vitin 2021 u regjistruan 23 aplikime për patentë kombëtare. Krahasuar me një vit më parë, shifrat janë dyfishuar. 

2021 2022
Aplikime për Patentë Kombëtare 12 aplikime 23 aplikime

 

Aplikimet për patentë sipas fushave:

 

  • 6 patenta janë të fushave mjekësore/kozmetike 
  • 3 patenta janë të fushës kimike
  • 5 patenta janë të fushës mekanike 
  • 2 patenta janë të fushës elektroteknike 
  • 7 patenta janë të fushës teknologji digjitale

Pronësia intelektuale është aseti më i rëndësishëm i një biznesi, veçanërisht i atyre veprimtarive ekonomike që përdorin teknologjinë për ofrimin e shërbimeve dhe produkteve.

 

Rëndësia e patentimit 

 

Endri Dibra, CEO i Arbrea Labs, ndau me Legit eksperiencën e sipërmarrjes që ai drejton pas regjistrimit të patentave për shpikje. 

Regjistrimi i patentave për shpikjet shkencore dhe elementëve të tjerë të pronësisë intelektuale ka pasur rëndësi të veçantë dhe na ka ndihmuar të krijojmë më tepër besueshmëri te investitorët dhe partnerët me të cilët bashkëpunojmë.

Gjithashtu, patentimi ka qenë një nga proceset që na ka diferencuar nga konkurrentët në treg.

– Dr. Endri Dibra, CEO i Arbrea Labs

Profesionist te Legit

 

Platforma Legit ka një funksion të dyfishtë. Regjistrimi si pëdorues ju jep akses në platformë:

  • Për të hartuar dokumente ligjore
  • Për të gjetur profesionist të ligjit
Përfaqësues i autorizuar te Legit

 

E vetmja mënyrë për të mbrojtur të drejtat e pronësisë intelektuale është nëpërmjet regjistrimit të tyre. Përjashtim bëjnë të drejtat e autorit, të cilat krijuesi i gëzon ligjërisht që prej krijimit të veprës. 

Për shembull: Një studiues që shkruan një libër për sipërmarrjen në Shqipëri, mund  të zgjedhi të mos e regjistrojë të drejtën e autorit mbi librin, pasi ligji e njeh si autorin e veprës që në momentin e realizimit të dorëshkrimit të parë. 

Krijimet e tjera, që bëjnë pjesë në kategori të tjera të pronësisë intelektuale duhet të regjistrohen në regjistrat shtetëror të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Intelektuale (DPPI) në mënyrë që të gëzojnë mbrojtje ligjore. 

Thënë kjo, kategoritë e tjera të pronësisë intelektuale, të drejtat e së cilave krijohen pas regjistrimit, janë:

Përfaqësuesit e autorizuar janë profesionistë të certifikuar nga DPPI-ja, që ndihmojnë krijuesit me regjistrimin e të drejtave mbi veprat e pronësisë intelektuale. 

Pse më duhet një përfaqësues i autorizuar?

 

Përfaqësuesi i autorizuar është njohës i legjislacionit të pronësisë intelektuale dhe i kritereve që duhet të përmbushi një objekt për të qenë i përshtatshëm për mbrojtje ligjore. 

Përzgjedhja e një përfaqësuesi të autorizuar ju garanton:

  • Regjistrim të së drejtave mbi vepër/objekt
  • Zmbrapsje të pretendimeve të palëve të treta
  • Delegim të komunikimit me institucionet shtetërore
  • Ndjekjen e regjistrimit ndërkombëtar
Te Legit t’i mund të kontaktosh në çdo kohë, dhe falas, një përfaqësues të autorizuar.

 

Si?

  1. Regjistrohu në platformë si përdorues
  2. Kliko “Gjej Avokat
  3. Kliko “Hap çështje
  4. Plotëso formularin e kërkesës
  5. Krijo çështjen 

Pas këtij momenti, kërkesa i shkon përfaqësuesve të autorizuar, të regjistruar në platformë, të cilët përgjigjen me anë të një oferte brenda një afati kohor 4-ditor.

Gjeje këtu përfaqësuesin e autorizuar!

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020