Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO) dhe Qendra e Sipërmarrjes ICC (CoE) po bashkëpunojnë për të ndihmuar sipërmarrësit të njohin rregullimin ligjor të pronësisë intelektuale dhe të menaxhojnë më mirë pasuritë e tyre jomateriale. Në event do të prezantohet mbështetja ndaj nismës më të re të WIPO-s mbi diagnostikimin e pronësisë intelektuale, vendosja e mjeteve të duhura në Qendrën e Sipërmarrjes dhe seanca trajnimi dhe punëtori që do të sigurohen përmes CoE.
WIPO IP Diagnostics, një mjet i vetëvlerësimit të pronësisë intelektuale (IP), do të prezantohet gjatë një ngjarjeje virtuale që do të mbahet më 9 Nëntor 2021. Programi përfshin një prezantim të mjetit, reflektime mbi të nga disa shtete anëtare të WIPO-s, gjithashtu prezantimin e iniciativës me Qendrën e Ndërmarrësisë së ICC për vënien e mjetit në dispozicion të sipërmarrësve në të gjithë botën.
Ju mund të regjistroheni përmes këtij link-u ose nëpërmjet këtij link-u (kodi i regjistrimit është KBT543EDS8). Prezantimi do të jetë në dispozicion në anglisht, frëngjisht dhe spanjisht. Më shumë informacion, përfshirë programin e ngjarjes, i gjeni në dispozicion në këtë faqe interneti.
Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi më shumë informacion, ju lutemi drejtohuni organizatorëve në adresën e emailit icccoe@iccwbo.org.