BloguBurime LigjoreBurime për Start UpNdërrmarrësi & TregtiPuna nga Shtëpia dhe Kultura Startup

September 28, 20220
http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2022/09/Puna-nga-Shtepia-dhe-Kultura-Startup.png

Në rrugë, ku trafiku fillon të zhurmojë

Për njerëzit si unë, në punë 9 me 5

– Dolly Parton – 9 to 5

Kuriozitet: Disa sipërmarrës kanë lënë punën e tyre të zakonshme për të themeluar një startup, pasi kanë dëgjuar këtë këngë. Disa të tjerë i janë bashkuar ekipit të një startup-i, për kulturën e punës nga shtëpia.

Fakt: Shumica e profesionistëve mund të punojë nga kudo në botë, vetëm me një laptop dhe lidhje interneti.

Ne mendojmë se Dolly duhet të shkruajë një këngë të re, këtë herë për punën nga shtëpia.  Legit ka shkruar më parë mbi rëndësinë e përdorimit të terminologjisë së duhur kur i referohemi “punës nga shtëpia”.

Në këtë postim duam të fokusohemi në mundësitë që ofron kjo kulturë pune për startup-et.

 

Të mirat e punës në  distancë

 

Puna në distancë i sjell përfitime të dyja palëve: biznesit (si punëdhënës) dhe punonjësve. Në këtë artikull ne do të kemi në fokus avantazhet (dhe disavantazhet) e të pasurit një ekip/staf/punëmarrës/bashkëpunëtorë që punojnë vetëm në distancë. 

 

Qasje ndaj një grupi më të gjerë profesionistësh

 

Kjo mund të mos jetë gjëja e parë që ju vjen në mendje, por punësimi i talenteve ndërkombëtare me eksperienca të ndryshme punësimi, e që kanë kulturë tjetër – është një mundësi e shkëlqyer për nxitjen e shpirtit të sipërmarrjes brenda ekipit.

 

Orare pune fleksibël 

 

Orari fleksibël mund të duket sikur është përfitim (vetëm) për punonjësit, por nuk është kështu. (Ju kujtohen themeluesit që përmendëm në krye të artikullit?)

 

Mendoje kështu: Ti mund të punësosh njerëz në zona të ndryshme kohore. Rrjedhimisht, biznesi do të mund të ofrojë shërbim ndaj klientit për 24 orë, pa kosto shtesë. (Dhe cili startup i do kostot shtesë?)

Me pak fjalë, nëse ju ofroni orare pune fleksibël për punonjësit, do të keni staf në anën tjetër të botës që i përgjigjet nevojave urgjente të klientit nga rehatia e dhomës së gjumit, teksa ju jeni për vete duke fjetur gjumin e natës. 

 

E tashmja (dhe e ardhmja) e punës

 

Një studim nga Gartner parashikon se këtë vit (2022), 31% e punonjësve në mbarë botën do të punojnë në distancë (tërësisht ose pjesërisht).

Puna në distancë është e ardhmja.”

– Ranjit Atwal, Drejtor i lartë i kërkimit në Gartner

Në fakt, për shumë sipërmarrje, puna në distancë është e tashmja. Për ne në Legit, po. 

Për t’ju rikthyer studimeve: FlexJobs, në një prej sondazheve të veta arriti në përfundimin se 65% e punonjësve të intervistuar dëshironin të punonin nga shtëpia (me kohë të plotë) edhe pas pandemisë. Ndërsa 33% u shprehën të gatshëm për të arritur në një marrëveshje pune hibride, për të punuar pjesërisht nga shtëpia, dhe pjesën tjetër të kohës në zyrë.

 

Sfidat e të themeluarit një startup që do ta ushtrojë aktivitetin nga shtëpia

 

Themelimi i një startup-i nuk është proces i lehtë. Bashkë me përfitimet (që i kemi trajtuar deri më tani) vijnë edhe sfidat. Megjithatë, edhe për sfidat kanë menduar themeluesit e startup-eve që kanë ndërtuar produkte për të minimizuar vështirësitë e punës nga shtëpia.

 

Punësimi

 

Marrja në punë e njerëzve që do të punojnë nga shtëpia nuk duhet ta ndryshojë aq shumë procedurën e rekrutimit, pavarësisht se mund të kërkojë pak më shumë kohë, përfshirë këtu përshtatjen e të rinjve me anëtarë të ekipit dhe arritjen e një komunikimi të plotë me kandidatin për ta njohur atë më mirë.

Ky është pikërisht rasti i Oxolo.

“Për të vlerësuar përshtatjen kulturore, ne i përfshijmë të gjithë anëtarët e ekipit në procesin e intervistës, qoftë edhe për të bërë një bisedë të thjeshtë, krejt ndryshe nga çfarë ndodh në një proces rekrutimi për punën nga zyra. Për rolet drejtuese, kandidati duhet të paraqesë një rast praktikt para të gjithë ekipit. Në këtë mënyrë, ne sigurohemi që ata janë mjaftueshëm rehat dhe gati për të punuar nga shtëpia. Komentet e ekipit janë gjithmonë të mirëpritura.”

– Elisabeth L’Orange, bashkë-themeluese dhe CCO në Oxolo, një platformë që përdor teknologjinë për argëtimin nëpërmjet AI-së.

Dy vitet e fundit, shumë startup-e kanë ndërtuar produkte dhe shërbime që lehtësojnë punën në distancë, veçanërisht procesin e rekrutimit të punonjësve ndërkombëtarë. Lano me qendër në Berlin u lejon kompanive të zgjerojnë ekipet e tyre globalisht me anë të përdorimit të një platforme gjithëpërfshirëse që ndihmon në procesin e rekrutimit, punësimit, dhe menaxhimit të pagesave të fuqive punëtore. Të tjerë themelues janë shprehur se përdorimi i platformave digjitale i ka lehtësuar proceset e menaxhimit të projekteve.

 

Ja çfarë duhet të bëni 

 

Ne e mbyllëm me përfitimet dhe sfidat. Kalojmë tani te disa këshilla që duhet të keni parasysh për të pasur një ekip fantastik në startup-in tuaj.

 

Komunikimi

 

Komunikoni qartë dhe në mënyrë të vazhdueshëm për t’u siguruar që ekipi të funksionojë pa probleme. Nuk ka formulë ideale; njerëzit – edhe kur janë pjesë e një ekipi, janë të ndryshëm, kështu që ju takon ju dhe ekipit tuaj të provoni forma të ndryshme komunikimi dhe aplikoni atë që funksionon më mirë për ju dhe startup-in.

Nuk ka nevojë ta teproni me takimet, por nëse jeni menaxheri i ekipit, ju mund të vendosni të bëni takime javore ose një herë në dy javë 1:1 me secilin anëtar të ekipit, dhe një takim në fillim jave me të gjithë ekipin.

Ki parasysh se komunikimet mund të jenë edhe rreth temave që nuk kanë lidhje me punën. Kur ka qënë hera e fundit që ke pyetur punonjësin tënd për filmin e tij të preferuar? 

 

Kultura startup dhe shpirti i ekipit

 

Teksa teknologjia dhe mjetet e saj u mundësojnë startup-eve të funksionojnë në mënyrë  efikase në distancë, prandaj është thelbësore që fillimisht të ndërtoni një kulturë pune përpara se të përdorni mjete për ta zbatuar atë.

Me një ekip që punon në distancë, kultura e startup-it nuk mund të ndërtohet me një zyrë të arreduar bukur apo tavolinë pingpongu. Për një startup, kultura e punës fillon duke shkruar një sërë vlerash të kompanisë, për të gjetur më pas mënyra për t’i sjellë këto vlera në jetë. Për shembull, nëse një nga vlerat tuaja është “mësoni duke punuar”, ju mund t’i ofroni ekipit tuaj kurse falas sipas përzgjedhjes së tyre ose të krijoni një ngjarje mujore ku secili anëtar i ekipit ndan ekspertizën e tij për një temë/ fushë të caktuar.

“Dy vitet e fundit na ndihmuan të të zbulojmë se sekreti i ndryshimit është përqëndrimi i të gjithë energjisë tonë jo në luftimin e të vjetrës, por në ndërtimin e të resë. Epoka e gurit nuk mbaroi sepse njerëzit mbetën pa gurë. Inovacioni duhet të jetë baza e suksesit tonë!”

– Federico Mattia, CEO dhe bashkë-themelues i BOOM, startup i foto-teknologjisë

Për ta përmbledhur: Është e rëndësishme të kuptoni se puna në distancë nuk është e njëjtë me punën nga zyra; prandaj nuk duhet të trajtohet apo pritet të funksionojë në të njëjtën mënyrë. Patjetër që ka sfida, por bashkë me to vijnë edhe përfitimet. Të gjithë ne jemi të ndryshëm. Teksa dikujt mund t’i pëlqejë të shkojë në një zyrë çdo ditë, dikush tjetër është më produktiv kur punon në kafenenë poshtë shtëpisë, në krevat apo në një bar buzë detit.

 

Këshilla Legit

 

Ne besojmë fuqimisht se:

  1. Njerëzit duhet të bëjnë punën që duan.
  2. Kur njerëzit bëjnë punën që duan, janë më produktiv.
  3. Produktiviteti i njerëzve = Sukses i Startup-it.
  4. Suksesi i një Startup-i varet (edhe) nga informacioni.

eGuidat “Punësimin në Shqipëri” dhe “Gati për Startup?” janë materialet që të duhen për të pasur në ekip njerëzit e duhur dhe lançim të suksesshëm.

Nëse pas këtij postimi e pyet punonjësin tënd mbi filmin e tij të preferuar, të ftojmë ta ndash sugjerimin e tij me ne. Mirëpresim gjithashtu edhe komente mbi eGuida-t e mësipërme.

Fundjavë të bukur! 

Mund të na ndjekësh në rrjetet tona sociale:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020