Burime LigjoreNdërrmarrësi & TregtiPuna, Pushimet, Paga: Si Paguhen?

November 27, 20211

Festat Zyrtare në Shqipëri 

Në ditët e festave zyrtare (zakonisht) nuk punohet, ama paguhesh – të paktën ky është rregulli i parashikuar në Kodin e Punës

Jemi zyrtarisht në ditën e Festës së Pavarësisë, dhe gjithësej kanë mbetur edhe tre dite të tjera të konsideruara si ‘festa zyrtare për vitin 2021 :

  • Dita e Flamurit 
  • Dita Kombëtare e Rinisë
  • Krishtlindjet 

Në total, në Shqipëri festohen këto 14 ditë si ‘festa zyrtare’ :

  • Festat e Vitit të Ri 
  • Dita e Verës
  • Dita e Nevruzit
  • E diela e Pashkëve Katolike
  • Dita e Punëtorëve
  • E diela e Pashkëve Ortodokse
  • Dita e Bajramit të Madh
  • Dita e Kurban Bajramit
  • Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës
  • Dita e Pavarësisë
  • Dita e Flamurit
  • Dita Kombëtare e Rinisë
  • Krishtlindjet 

Paga në ditët e festave zyrtare

 

Paga bazë minimale mujore, orët  dhe numri i ditëve të punës për një muaj – janë të përcaktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave (VKM).

VKM-të respektive cilësojnë se:

  • Paga bazë minimale mujore është 30.000 ALL;
  • Paga bazë minimale orare është 172.4 ALL;
  • Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj;
  • Muaji llogaritet, mesatarisht, me 22 ditë pune.

Parimisht, paga bazë llogaritet mbi kohën normale të punës, pasi në raste të veçanta, si psh. përgjatë festave zyrtare, apo me realizimin e orëve shtesë, vlera e saj ndryshon.

 

A duhet të punoj në ditët e festave zyrtare?

 

Kodi i Punës – si ligji i zbatueshëm për marrëdhëniet e punës – i parashikon festat zyrtare si ditë pushimi. Si rrjedhojë, këto ditë janë të pagueshme dhe pushim.

Megjithatë, nëse punëdhënësi e ka të nevojshme kryerjen e punëve edhe në ditët e pushimit zyrtar duhet:

  • Ta parashikojë këtë mundësi në kontratën e punës
  • Të njoftojë paraprakisht punëmarrësin e tij mbi këtë kërkesë
  • Të ofrojë një pagë shtesë për atë ditë.

A e di që Legit ka një guidë të plotë ligjore mbi punësimin në Shqipëri? Mund t’a shkarkosh këtu.  

 

Si llogariten festat zyrtare?

 

Festat zyrtare janë të përcaktuara sipas rëndësisë së datës dhe jo të ditës. Kjo do të thotë se festohen si ditë pushimi ato ditë jave kur bie data me rëndësi.

Për shembull: Këtë vit data 28 Nëntor (Shpallja e Pavarësisë) është ditë e dielë. Duke qënë se dita e dielë është një ditë pushimi javor, pushimi i kësaj date do të shtyhet për të martën e datës 30 Nëntor, pasi edhe e hëna e 29 Nëntor-it festohet si ditë pushimi (Dita e Flamurit).

Nëse data 29 Nëntor nuk do të ishte festë zyrtare, pushimi i datës 28 Nëntor (ditë të diele) do të shtyhej për ditën e hënë.

Me fjalë të tjera, kur dita e festës zyrtare bie në ditë pushimi javor (e shtunë dhe/ose e dielë), pushimi do të shtyhet në ditët pasardhëse të javës (e hënë dhe/ose e martë).

 

Si llogaritet paga në festat zyrtare?

 

Punëdhënësi yt mund të të kërkojë të punosh të hënën e 29 Nëntorit – duke qënë se fundi i muajit përkon shpesh me përgatitjen e raporteve dhe hartimin e strategjive për muajin pasardhës. Kështu që, në këtë moment lind detyrimi i një shtese mbi pagë, për shkak të punës së kryer në ditën e një feste zyrtare. Kodi i Punës parashikon se shtesa mbi pagë nuk duhet të jetë më e vogël se 25 % e pagës bazë minimale orare. 

 

Shumë shifra që humbasin mes fjalëve, apo jo?

E bëjmë më të thjeshtë me një shembull:

Ismaili ka një pagë bazë në vlerën 30.000 ALL. 

Në kontratën e punës, ka rënë dakort me Marigonë (punëdhënësen) që në raste të një nevoje të madhe ai të mund të punojë për 4 orë përgjatë ditëve të festave zyrtare:

  • Përkundrejt një shtese mbi pagë, që do të jetë sa 25% e pagës bazë minimale orare, si dhe 
  • Këto orë do të zëvendësohen me një pushim të pagueshëm në ditët normale të punës, të barabartë me kohëzgjatjen e punës së kryer në ditët e festave zyrtare. 

Punëdhënësja i kërkon dorëzimin e raportit të muajit Nëntor, si dhe hartimit të një strategjie për muajin Dhjetor. Volumi i punës është i tillë që disponueshmëria e Ismailit për 4 orë pune në datën 29 Nëntor është e nevojshme. 

Si do të paguhet në këtë rast?

 

Paga bazë 30.000 ALL
Paga bazë minimale orare 172.4 ALL
Orë pune/ muaj 174 orë pune
Ditë pune/ muaj 22 ditë
Pushimi i paguar (28-11) 1.25 x 172.4  x 4 = 862 ALL

Mbaj parasysh se kjo ishte vetëm një situate ilustruese, dhe në çdo rast duhet të konsultohesh me një jurist/ avokat/kontabilist ose personin përgjegjës të departamentit të burimeve njerëzore në kompaninë tënde.

Duke uruar që Ismaili të ketë një ditë pune të frytshme në datën 29, ne të ftojmë të ndash në komente mendimet e tua nëse punëdhënësja jote të kërkon të punosh edhe në 25 Dhjetor. 

 

Mos harro:
  • Festat zyrtare janë pushim.
  • Puna e kryer përgjatë festave zyrtare paguhet, dhe shoqërohet nga një pushim.
  • Kontrata e punës duhet të përmbajë parashikime mbi punën përgjatë festave zyrtare.

Legit ka përgatitur një eGuidë mbi punësimin, që mund t’a shkarkosh këtu.

One comment

  • Dessie

    August 30, 2022 at 5:44 AM

    Great info. Lucky me I came across your blog by accident (stumbleupon).

    I’ve saved as a favorite for later!

    Reply

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020