Burime LigjorePunësimi 2.0: Pse duhet të Punësosh në Sezon?

December 3, 20210

Jemi pothuajse në periudhën më të bukur të vitit! (Nëse kjo ju kujton diçka, po lexoni postimin e duhur.)

Krishtlindjet janë afër, të paktën për industritë sezonale. Bizneset në sektorin e prodhimit dhe tregtimit të zbukurimeve të Krishtlindjeve kanë hartuar tashmë planet e rekrutimit për punësimin sezonal.

Çfarë është Punësimi Sezonal?

Punësimi sezonal – nga vetë fjala – është një praktikë e veçantë e punësimit për një kohë të caktuar. Nga vetë lloji i industrisë që i përket një biznes, punësimi sezonal mund të jetë modeli më efektiv në interesin më të mirë të të dyja palëve, punëdhënësit dhe punëmarrësit.

Për ta kuptuar më mirë: Industria Sezonale v. Industrisë Ciklike

Një biznes që gjeneron pjesën më të madhe të të ardhurave të tij gjatë një periudhe të caktuar kohore (disa javë ose muaj në vit) i përket një Industrie Sezonale. Pjesa tjetër e vitit mund të mos jetë fare fitimprurëse për të. I gjithë ky proces është i parashikuar. Vetë lloji i mallrave dhe shërbimeve të ofruara, tregojnë edhe llojin e industrisë që i përket një biznes.

Një biznes, cikli i të cilit ndikohet nga kushtet e zgjerimit dhe tkurrjes ekonomike në një hark kohor disa vjecar, i përket një Industrie Ciklike. Ky proces mund të jetë i parashikueshëm, megjithatë ai imponohet nga rrethanat ekonomike të jashtme.

Për shembull: Një biznes që shet pemë dhe dekorime Krishtlindjesh i përket Industrisë sezonale.

Pse i duhet biznesit tuaj?

Mbingarkesa me punë mund të jetë aq e madhe, sa e vetmja zgjidhje është punësimi sezonal. Nën-kontraktorët, faturat, porositë, përgatitja e jashtëzakonshme dhe e detajuar – të gjitha këto mund të kërkojnë staf shtesë. Nëse vini re se keni nevojë për më shumë staf, për vetëm për një periudhë të caktuar kohore, merrni parasysh punësimin e njerëzve për një periudhë sezonale.

Çfarë duhet të bëni?

Gjërat e para në fillim: identifikoni industrinë tuaj. A i përket biznesi juaj industrisë sezonale apo të rregullt? Sepse nëse jeni pjesë e industrisë së rregullt, mund t’ju duhet të rrisni fuqinë punëtore ose thjesht të nënkontraktoni.

Nga ana tjetër, nëse jeni një Biznes Sezonal, merrni parasysh analizimin e fuqisë punëtore. Keni nevojë për punëtorë shqiptar apo të huaj? Nëse të dyja mundësitë janë të përshtatshme, shikoni nëse kërkohen viza pune për punëtorët e huaj.

A e di se Legit ka një eGuidë për punësimin në Shqipëri? Ti mund ta shkarkosh falas këtu, në mënyrë që t’i përgjigjesh vetë të gjitha pyetjeve të tua.

Kodi i Punës parashikon mundësinë për punë me kohë të pjesshme (Neni 14).

Kur punësoni njerëz për punë me kohë të pjesshme, duhet të hartoni një dokument që specifikon orët e punës. Jini të kujdesshëm të hartoni një Kontrate Punësimi, jo  Nënkontraktimi.

A keni nevojë që punonjësi të punojë gjysmën e orarit normal të punës për një periudhë të shkurtër kohore? Apo keni nevojë që ai të punojë me orar të plotë për një periudhë të shkurtër kohore?

Pavarësisht nevojave të biznesit ose kërkesave tuaja, sigurohuni të  ofroni të njëjtat kushte pune për punonjësit sezonal, njësoj si ato të ofruara për punonjësit me orar të plotë. Kjo do të thotë se, punonjësve sezonal duhet t’i garantohet e drejta për të punuar në një mjedis të sigurt dhe e njëjta mbrojtja ligjore.

E fundit por jo për nga rëndësia, trajnoni punonjësit me kohë të pjesshme. Kjo  është arsyeja përse e përmendëm në hyrje, procesin – tashmë të filluar – të rekrutimit sezonal. Biznesi do të ketë nevojë për njerëz të cilët, për një periudhë të shkurtër kohore do të duhet të koordinohen me punonjësit e tjerë, të kalojnë në të gjitha proceset e punës për të ofruar të njëjtën efikasitet shërbimi, në mënyrë që biznesi të jetë produktiv në sezonin e tij.

Konkluzione

Nevojat e biznesit janë të ndryshme. Ndonjëherë, kërkesat për fuqinë punëtore duhet të përshtaten sipas kërkesave të Industrisë që i përkisni. Prandaj është e rëndësishme të vlerësoni nevojat tuaja përpara se të rekrutoni. Ti mund t’ja nisësh duke kontrolluar ligjin për parashikimet përkatëse mbi punësimin sezonal, ose të zgjedhësh rrugën e mesme duke u Regjistruar në Legit.

Nëse (edhe ju) je duke dëgjuar Andy Williams teksa këndon këngën e Krishtlindjeve, na e trego duke lënë një Koment më poshtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020