Burime LigjorePunët Digjitale në Shqipëri – Trajnim nga Banka Botërore

September 22, 20210

Digital Jobs Albania është një nismë e Grupit të Bankës Botërore e zbatuar në bashkepunim me Coderstrust dhe EuroPartners Development, që synon t’u sigurojë vajzave dhe grave të reja shqiptare nga mosha 16 deri në 35 vjeç më shumë akses ndaj mundësive të punës online dhe t’i lidhi ato me Ekonominë Globale.

 

3 programet e përfshira në trajnim konsistojnë në:

 1) Marketing digjital

2) Dizajn Grafik

3) Zhvillimi i web-i

Çdo studente do të trajnohet nga trajnerë me përvojë, në njërën nga këto fusha specifike sipas zgjedhjes së tyre. Asistentët e projektit do të ofrojnë asistencë në bazë ditore, ndërsa mentorët  do t’i udhëzojnë gjatë gjithë kohëzgjatjes së kursit se si të aplikojnë për punët e tyre të para online dhe të fillojnë karrierën e tyre të pavarura. I gjithë programi i trajnimit dhe mentorimit do të ofrohet në gjuhën angleze dhe shqipe.

 

Për t’u konsideruar kandidate e përshtatshme për programet ju duhet të jeni: 

 

  • Një /vajzë grua shqiptare
  • 16 – 35 vjeç
  • Aktualisht jo e punësuar me kohë të plotë
  • Të zotërosh njohuri të mesme në gjuhën angleze
  • E pajisur me qasje në kompjuter dhe internet të qëndrueshëm

Përfitimet

Fleksibilitet dhe pavarësi më e madhe – Mund të punoni nga kudo që dëshironi dhe sipas orarit tuaj! Ju duhet vetëm të keni një kompjuter funksional dhe lidhje të qëndrueshme me internetin.

Liria për zgjedhjen e klientëve dhe ngarkesës së punës – Ju keni mundësinë të zgjidhni klientët dhe projektet me të cilat dëshironi të punoni, si dhe të kontrolloni apo menaxhoni vetë ngarkesën tuaj të punës.

Mundësi më të shumta për të ardhura –  Ju keni mundësinë për të rritur fitimet tuaja.

Qasja në Tregun Global – Ju mund t’i ofroni shërbimet tuaja jo vetëm në nivel lokal ose kombëtar, por edhe në nivel global, gjë që do t’ju mundësojë të ndërtoni një karrierë ndërkombëtare me norma ndërkombëtare të pagesës nga komoditeti i shtëpisë suaj!

Ekspozim më i lartë – Puna e freelance online ju ofron mundësinë për të punuar në një larmi të madhe projektesh dhe temash, duke e bërë punën tuaj më pak monotone dhe të mërzitshme, gjë që mund të mos ndodhë gjithmonë kur punoni në një ‘punë zyre’. Kjo gjithashtu ju siguron më shumë ekspertizë në planin afatgjatë në industri dhe fusha të ndryshme të karrierës suaj të cilat mund t’ju ofrojnë ekspozim më të lartë ndaj punëdhënësve të ardhshëm.

Mund të jetë gjithmonë plani juaj B – Nëse vendosni që interesi juaj kryesor është të keni një punë me kohë të plotë në një mjedis zyre, puna freelance në internet do të jetë gjithmonë aty si një mundësi e dytë (Plan B) për të fituar të ardhura shtesë sa herë që të keni nevojë apo kohë. Nëse ndërtoni një portofol të mirë fillestar të punës, ai gjithmonë do të jetë një plan i mirë mbështetës në jetën tuaj!

 

Trajnimi do të ofrohet tërësisht online në Platformën e Akademisë së Coderstrust përmes një modeli të përzier të të mësuarit, i cili kombinon trajnimin e pavarur me mbështetjen online përmes mentorëve teknikë, duke përfshirë seminare, workshope dhe sesione rrjetëzimi. Programi i trajnimit do të përfshijë të paktën 160 orë për pjesën e të mësuarit të pavarur dhe të paktën 90 orë trajnim në grup në klasë online.

 

Më shumë informacion rreth programit mund ta marrësh këtu.

 

Secila nga 3 degët do të ketë 4 data të fillimit të programit të trajnimit (4 grupe të ndryshme) që do të zgjasin për 12 javë në total.

  • Grupi i 1rë  – Fillimi i Nëntorit deri në fund të Janarit
  • Grupi i 2të – Fillimi i Dhjetorit deri në fund të Shkurtit
  • Grupi i 3të – Fillimi i Janarit deri në fund të Marsit
  • Grupi i 4rt – Fillimi i Shkurtit deri në fund të Prillit

 

Afati i fundit për aplikimin e fazës së parë: 30.09.2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020