Burime LigjoreProjektligji për Qeverisjen Elektronike

December 14, 20210

Zhvillimi teknologjik nuk varet nga ekzistenca e një kuadri të mirëfilltë ligjor. Megjithatë, Shqipëria ka një infrastrukturë ekzistuese digjitale që duhet të rregullohet nga aktet e nevojshme ligjore, për të respektuar parimet evropiane të konkurrencës së lirë e të ndershme. Pra, nëse shkenca zhvillohet pa u ndikuar nga faktori ‘ligj’, aktorët pjesmarrës (publik ose privat) që ofrojnë produkte dhe shërbime teknologjike duhet të sillen sipas normave të imponuara nga ligji.

Projektligji “Për Qeverisjen Elektronike”

Projektligji “Për Qeverisjen Elektronike,” i publikuar për konsultim pubik në 22.10.2021 është një nga instrumentat e “Agjendës Digjitale të Shqipërisë 2015-2020.”

Miratimi si ligj nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë do t’a bënte këtë akt, të parin ligj të posaçëm për e-qeverisjen, pasi rregullimet ekzistuese janë në nivelin e akteve nënligjore dhe të shpërndara në disa pjesë të legjislacionit.

e-Albania do të vazhdojë të jetë platforma e vetme ku institucionet publike dhe subjektet private do të ofrojnë dokumentet dhe shërbimet e tyre elektronike.

Aplikimet për shërbimet publike që nuk e kanë të nevojshme prezencën fizike të shtetasit do të ofrohen në rrugë elektronike përmes përdorimit të sistemeve dhe rrjeteve të informacionit dhe komunikimit.

Subjektet do t’i ofrojnë shërbimet elektronike të udhëhequr nga  parimet e sigurisë, ligjshmërisë dhe parimi i mbrojtjes së interest të publik.

Një kujdes i veçantë do t’i kushtohet respektimit të standarteve për sigurisë elektronike, për të informuar dhe komunikuar në formë elektronike, si dhe detyrimit për mbrojtjen e të dhënave personale në ofrimin e shërbimeve publike elektronike. 

Agjencia Kombëtare e Teknologjisë së Informacionit do të jetë institucioni i vetëm përgjegjës për infrastrukturën qëndrore të shërbimeve të qeverisjes elektronike dhe ofrimin e shërbimeve elektronike të përqëndrura, si dhe për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.

Risi e këtij ligji është krijimi i Shoqërisë “Dgtech” në formën e një shoqërie aksionare, mbikqyrja e së cilës do të bëhet nga Agjencia Kombëtare e Teknologjisë së Informacionit. Subjektet private që ofrojnë shërbime elektronike do të mund të bëhen aksionarë të saj.

Dokumentet adiminstrativ do të mund të gjenerohen elektronikisht në saj të një proçesi aplikimi apo marrje shërbimi elektronik publik.

Vlefshmëria e dokumentave elektronik administrativ që përfitohen nga bazat e të dhënave shtetërore përmes transmetimit elektronik të të dhënave, me nënshkrim elektronik dhe/ose vulë digjitale, do të ketë të njëjtën vlerë ligjore dhe fuqi provuese si çdo dokument tjetër zyrtar.

Sistemi aktual i shërbimeve elektronike do të përmirësohet me anë të ofrimit të mundësisë për realizimin e pagesave elektronike në mënyrë të drejtpërdrejtë, e te pavarur nga platformat elektronike te pagesave nga institucionet financiare për marrjen e shërbimeve.

Të huajt janë një tjetër kategori përfituese prej këtij akti. Falë sistemit të e-rezidenca ata do të aplikojnë për rezidencë virtuale në RSH, për të përfituar të drejtën e hapjes së një biznesi në RSH pa qënë nevoja e paraqitjes fizike.

Komunikimi institucion-shtetas-institucion, institucion-biznes-institucion, dhe biznes-shtetas-biznes do të jetë më eficent falë postës elektronike shtetërore (PESH) si e vetmja pikë e komunikimit elektronik zyrtar.

Na ndiqni për zhvillime të tjera ligjore duke u abonuar këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020