Raiffeisen Bank fton të gjithë startup-et e interesuara të aplikojnë në Elevator Lab Challenge South-East Europe. Pjesëmarrësve do t’u jepet mundësia të prezantojnë risitë e tyre dhe zgjidhjet më të fundit teknologjike, në një ekosistem startup-esh dhe ekspertësh të fushes.
Aplikimet janë të hapura nga 11.10.2021 dhe do të mbyllen në 14.11.2021.
South-East Europe Elevator lab challenge është një konkurs rajonal për startup-et në fushën e teknologjisë, i organizuar në 5 kategori, dhe është i hapur për pjesëmarrësit nga i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Kroacinë dhe Slloveninë.
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për të marrë pjesë në njërën nga 5 kategoritë e mëposhtme:
- Tregtia me pakicë dhe veprimet bankare të Sipërmarrjeve të Vogla të Mesme
- Analitikë e Avancuar dhe Inteligjencë Artificiale
- Pagesa dhe Përpunim i Transaksioneve
- Korporata të Mëdha & Klientë Institucionalë
- Zgjidhjet ESG
Startup-et më të mira për secilën kategori do të marrin nga 5.000 € respektivisht dhe gjithashtu do të kenë mundësinë të paraqesin idetë e tyre në bordin e drejtuesve të Bankës Raiffeisen në vendin e tyre.
Sfida Elevator Lab Challenge South-East Europe do të përfundojë me një ngjarje gala ku startupet fituese do të kenë mundësinë të prezantojnë biznesin e tyre para auditorit dhe një paneli ekspertësh, duke konkuruar për një shtesë prej 10. 000 €. Një vlerë e shtuar, dhe padyshim çmimi më i rëndësishëm për fituesin rajonal është mundësia për të prezantuar projektin në Elevator Lab Demo Day në Mars/Prill të vitit 2022.
Mund të aplikoni për të marrë pjesë në Elevator Lab Challenge South-East Europe në këtë link.
Më shumë informacion mbi konkursin, kushtet e pjesëmarrjes dhe shpërblimet i gjeni këtu.