Ndërmarrësit e rinj, studentët, krijuesit dhe inovatorët janë forca që do të nxisë ndryshime pozitive në të ardhmen. Tani, Red Bull Basement së bashku me Innovation Centre Kosovo (ICK) u jep mundësi studentëve në të gjitha fushat e studimit një rast për të çuar përpara zhvillimin e ideve të tyre inovative. Udhëtimi fillon me hapjen e aplikimeve për Red Bull Basement, nga 1 Shtatori deri në 24 Tetor 2021.
Në këtë program global, krijuesit e rinj fuqizohen të shfaqin aftësitë dhe ambiciet e tyre dhe të përdorin teknologjinë për ta bërë botën e nesërme një vend më të mirë. Studentët mund të përdorin burime të tilla si mentorimi, punëtoritë, evente bashkpëpunuse etj – të gjitha që çojnë në Finalen e madhe Globale, ku liderët, sipërmarrësit dhe vizionarët nga e gjithë bota bashkëpunojnë me ekipet studentore që përfaqësojnë secilën nga 45 vendet pjesëmarrëse, përfshirë Republikën e Kosovës, si pjesë e programit për herë të parë.
Për të aplikuar për edicionin 2021, personat 18+ vjeç dhe studentët aktualisht të regjistruar duhet të vizitojnë webfaqen e Red Bull Basement dhe të ngarkojnë një video që shpjegon qartë dhe shkurtimisht idenë e ekipit të tyre. Publiku do të jetë në gjendje t’u japë “shout-outs” në internet ideve të tyre të preferuara, dhe ato thirrje do të jenë pjesë e kritereve që gjykatësit i konsiderojnë së bashku me fizibilitetin, kreativitetin dhe ndikimin për të përcaktuar finalistët kombëtarë. Pastaj ekipet kombëtare do të kenë rreth pesë javë për të zhvilluar më tej idetë e tyre me ndihmën e burimeve duke përfshirë një program mentorimi ndërkombëtar para se të marrin pjesë në një Finale Globale – ngjarje tre-ditore në Stamboll, Turqi, ku ekipet do t’i paraqesin projektet e tyre para një paneli ekspertësh.
Afatet kohore, Red Bull Basement Kosova 2021
1 Shtator – 24 tetor:
Dritarja e aplikimit është e hapur. Publiku në Kosovë është i ftuar të japë ” shout-outs ” për ekipet e tyre të preferuara.
14 Shtator, ora 17:00 – 20:00
Demo Day në Innovation Centre Kosovo. Për t’u regjistruar klikoni këtu.
25 Tetor – 2 nëntor:
Gjyqtarët kombëtarë zgjedhin një ekip për të përfaqësuar Kosovën në Finalen Globale, duke përfunduar me një njoftim të njëkohshëm të të gjitha ekipeve të përzgjedhura.
13-15 Dhjetor:
Ekipet ndërkombëtare lidhen dhe paraqesin idetë e tyre në Finalen Globale në Stamboll, Turqi.