Burime LigjoreNdërrmarrësi & TregtiRegjistrimi i Pronarëve Përfitues

May 8, 20210

Regjistrimi i Pronarëve Përfitues të Personave Juridik

Çdo person juridik i regjistruar në Regjistrin Tregtar të mbajtur nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) dhe i identifikuar me NUIS, duhet të regjistrojë pronarin/ët përfitues në Regjistrin e Pronarëve Përfitues (RPP) brenda 60 ditëve nga krijimi i tij, sipas kërkesave të Ligjit nr. 112/2020 dhe VKM nr. 1088, datë 24.12.2020.

Regjistrimi bëhet me aplikim nga personi i autorizuar (përfaqësuesi ligjor) për të përfaqësuar subjektin tuaj, nëpërmjet shërbimit “regjistrim i pronarit përfitues”, në portalin e-albania.

Kush e ka detyrimin për regjistrim?

  • Shoqëritë tregtare
  • Degë zyrtare përfaqësimi
  • Organizata jofitimprurëse
  • Shoqëritë e kursim kreditit
  • Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor
  • Personat juridike /Ndërmarrjet me aksioner të tjerë përvec organeve shtetërore të RSH
  • Cdo subjekt tjetër juridik që ka detyrim regjistrimi pranë QKB-së

Kush klasifikohet si pronar përfitues?

Pronar përfitues është individi i cili ka në pronësi ose kontrollon i fundit subjektin e regjistruar, përmes pronësisë direkte ose indirekte të 25 % ose më tepër, të:

  • aksioneve/kuotave;
  • pjesëmarrjes në kapitalin e subjektit;
  • të drejtave të votimit; ose
  • përfiton nga transaksionet e kryera nga subjekti në emër të tij.

Çfarë është pronësia direkte dhe indirekte?

Pronësia direkte, është pronësia e mbajtur nga një individ prej 25% ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit ose të interesave të pronësisë në një subjekt raportues.

Pronësia indirekte, është pronësia ose kontrolli i ushtruar nga i njëjti individ në një ose më shumë persona juridikë, të cilët veçmas ose së bashku zotërojnë 25% ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit ose të interesave të pronësisë në subjektin raportues.

Çfarë kuptohet me kontroll?

Me kontroll, do të kuptohet, kontrolli ose pronësia në një person juridik, trust ose marrëveshje të tjera ligjore.

Cilat janë masat administrative për mos regjistrim?

Mosregjistimi fillestar i të dhënave për pronarin përfitues të tij brenda afateve dënohet me gjobë 250.000 Lekë (shoqëritë ekzistuese)  500.000 Lekë (shoqëritë e themeluara rishtazi).

Mosregjistrimi i çdo ndryshimi në të dhënat e regjistruara dhe në dokumentet shoqëruese brenda 30 ditëve dënohet me gjobë 250.000 Lekë.

Për shkeljet e mësipërme dënohet me gjobë prej 150.000 Lekësh edhe përfaqësuesi ligjor i subjektit të regjistruar, person juridik.

Për subjektet, që kryejnë shkeljet e parashikuara  më sipër për më tepër se një herë, gjobat dyfishohen.

QKB dhe autoriteti mbajtës i regjistrit të OJF nuk ofrojnë shërbimet e tyre deri në pagesën e gjobës dhe regjistrimin e të dhënave përkatëse për pronarin përfitues.

Kur është afati i regjistrimit?

  • 30 ditë nga themelimi i subjekteve të regjistruara rishtaz
  • 60 ditë nga themelimi i Regjistrit të Pronarëve Përfitues

Kur është afati përfundimtar për aplikim?

Afati për aplikimin për regjistrim fillestar të pronarit përfitues të subjekteve raportuese është data 30.6.2021.

QKB, shqyrton aplikimin brenda dy ditë pune. Pas verifikimit vendoset miratimi ose refuzimi, vendimmarrje e cila publikohet në RPP gjithashtu, njoftohet nëpërmjet postës elektronike të deklaruar nga cdo subjekt raportues në e-albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020