BloguBurime LigjorePunësimRegjistrohu te Legit dhe Gjej Punë Ligjore

May 20, 20220
http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2022/05/8.png
  • Ju Jurist?
  • Je Avokat?
  • Je Noter?
  • Je Përmbarues?
  • Je Ndërmjetës?
  • Je Përkthyes?
Punon sipas legjislacionit shqiptar apo kosovar?

 

Nëse je përgjigjur PO, ke një bachelor në Drejtësi, beson në decentralizimin e ofrimit të shërbimeve ligjore, dhe dëshiron të zhvillohesh profesionalisht – na u bashko!

 

Legit është një hapësirë për të gjithë ata profesionistë, që ashtu sikurëse ne, besojnë në decentralizimin dhe digjitalizimin e ofrimit të shërbimeve ligjore.

Nëpërmjet seksionit “Gjej Avokat” ne synojmë të bëjmë bashkë një grup profesionistësh të ligjit, të cilët ndajnë të njëjtin vizion me Legit për mënyrën e ofrimit të shërbimeve ligjore.

Mirëpresim aplikime nga të gjithë profesionistët e ligjit,  pavarësisht licensimit si avokat apo jo, për sa kohë zotërojnë minimalisht një diplomë të nivelit Bachelor në Drejtësi.

Profesionistët e regjistruar në Legit duhet të kenë treguar eksperiencën dhe kualifikimet e duhura për t’ju përgjigjur nevojave ligjore të Përdoruesve tanë.

 

Legit nuk shërben si studio ligjore, dhe as nuk ju përzgjedh klientët. Ne shërbejmë si ndërmjetësues për procesin e komunikimit midis palëve, në bazë të kërkesave dhe ofertave respektive.

Çdo kërkesë që regjistrohet në Platformë, ju komunikohet në kohë reale, në mënyrë që ju të bëni ofertën tuaj.

Disa prej të dhënave që ju regjistroni në Formularin e Aplikimit do të shfaqen në profilin tuaj në Platformë, në formën e një jetëshkrimi të shkurtër akademi dhe profesional.

 

Përfitimet
  • Përzgjedh klientët e tu
  • Zgjeron rrjetin e bashkëpunëtorëve

Profesionistët tanë kanë mundësi të përzgjedhin klientët e tyre, në varësi të kualifikimeve që kanë për çdo kërkesë të regjistruar.

Ju lutemi plotësoni formularin e regjistrimit dhe depozitoni dokumentet e kërkuara, të cilat më pas shqyrtohen nga skuadra jonë për të garantuar vërtetësinë dhe vlefshmërinë e tyre. Pas regjistrimit, ju nënshkruanu kontratën dhe mund të merrni njoftime përkatëse pune nga klientët.

 

Kualifikime të nevojshme:
  • Bachelor në Drejtësi
  • Licencë (për profesionet e licensuara)
  • Dëshirë për të punuar virtualisht kudo dhe kurdo
  • Aftësi për të shpjeguar në mënyrë të thjeshtë koncepte komplekse
  • Eksperiencë në fushën e ekspertizës

 

KUJDES: Nuk duhet të regjistroheni nga butoni regjistrohu në webfaqen legit.al por nga këtu!

 

Faleminderit.

 

Të mirëpresim dhe shpërndaje edhe me miqtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020