Javën e kaluar ndamë me ju disa nga serialet më popullore me tematikë ligjore. Sot po vazhdojmë listën tonë të sugjerimeve.
Alan Shore punon në firmën më të fuqishme ligjre (Crane, Poole dhe Schmidt) duke zgjedhur çështje civile dhe me ndihmën e mikut të tij, Denny Crane, ai arrin të fitojë çështje që askush nuk do mund t’i fitonte. Sidoqoftë, metodat e përdorura për të fituar shpesh nuk ishin shumë të sinqerta. Shore shpejt bëhet armik me kolegun e tij Brad Chase, puna e të cilit është të mbajë një sy në aktivitetet e Crane. Asgjë nuk do ta ndalojë Shore të fitojë, asnjë armik dhe sigurisht jo integriteti.
Maia Rinder është një juriste e re në Lockhart dhe Lee. Një krizë e madhe financiare çon që ajo të humbasë punën e saj. Për më tepër, Diane Lockhart, mentorja e saj, humbet të gjithë paratë që kishte kursyer gjithë jetën e saj dhe i prishet reputacioni profesional. Pasi largohen nga Lockhart dhe Lee, ata punësohen në një nga firmat kryesore juridike të Çikagos. Tani duhet të fillojnë nga e para në këtë firmë të re ligjore.
Ligji dhe Rendi (Law and Order)
Ligji dhe Rendi synon të tregojë procesin se si përcaktohet fajësia ose pafajësia në sistemin e drejtësisë të qytetit të Nju Jorkut. Kur kryhet një krim, ekziston departamenti i policisë i cili heton dhe zbulon të dyshuarit dhe pastaj ka prokurorë të zyrës së Prokurorit të Qarkut Manhattan të cilët diskutojnë marrëveshje, përgatisin dëshmitarë dhe prova. Këto ekipe së bashku me Zyrën e Ekzaminuesit Mjekësor, Laboratorin e Krimit dhe psikologët e Prokurorisë së Qarkut punojnë së bashku për të zbuluar krimet. Shumica e krimeve lidhen me racën, moralin, besimet të cilat shpesh çojnë që fajtorët të mos ndëshkohen. Seriali tregon historitë e detektivëve dhe prokurorëve që janë njerëzorë dhe të prekshëm, por të përkushtuar ndaj drejtësisë.