Ambasada e SHBA-së në Prishtinë dhe UN-Habitat Kosova (në partneritet me BONEVET, Qendrën e Inovacionit në Kosovë (ICK), Coca-Cola HBC, Këndin Amerikan dhe Studentët e Shteteve të Bashkuara të Kosovës (KUSA) ftojnë të gjithë krijuesit, ëndërrimtarët, dizajnerët, sipërmarrësit e fushës së teknologjisë dhe subjekte të tjerë (qoftë si individë, organizata joqeveritare ose ndërmarrje të vogla dhe të mesme) të interesuar për të kontribuar në një të ardhme më të shëndetshme në Kosovë, që të paraqesin idetë dhe zgjidhjet novatore për reduktimin e mbeturinave të ngurta në qytetet dhe komunitetet kosovare, me qëllim ripërdorimin ose riciklimin e tyre, duke rimenduar ciklin jetësor të produkteve dhe ndikimin e tyre në mjedisin, shëndetin dhe klimën kosovare.
Përdorimi i dizajnit si një mjet për ndryshim, duke adresuar çështjet më urgjente shoqërore dhe mjedisore, të adresuarit mund të mendojnë se si mund t’i reduktojmë mbetjet, në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë prej tyre dhe të synojnë për qytete me zero mbetje!
Si mund të përdoren mbetjet efektivisht? Si të dizajnohen produkte dhe komponentë që kanë një cikël më të gjatë jete, që promovojnë ekonominë ciklike? Si mund të mësohen dhe fuqizohen grumbulluesit informalë të mbetjeve, dhe si mund të mbështeten më mirë punët që ata bëjnë? Si t’i ktheni mbeturinat në para? Si të ulet numri i mbetjeve në qytete?
Nëse keni një ide, aplikoni në sfidën Zero Mbetje duke plotësuar Formularin e Aplikimit deri më 12 Dhjetor 2021, në mënyrë që të keni një shans për të fituar deri në 10.000 EUR, një udhëtim në Forumin Botëror në Poloni dhe mbështetje të tjera duke përfshirë një hapësirë zyre, trajnime dhe seanca mentorimi!
Kliko këtu për më shumë informacion!