Shoqata Kosovare për Zhvillim dhe Inovacion është duke kërkuar Menaxher të Projektit “Teaching Law”.
Projekti “Teaching Law” ka për qëllim të kontribuoj në forcimin e shtetit ligjor dhe në kulturën e ligjshmërisë në Kosovë duke përmirësuar dhe udhëzuar sektorin e arsimit të mesëm me praktikat dhe proceset më inovative.
Përmes këtij projekti synohet të arrihet zhvillimi dhe përvetësimi i njohurive, vlerave, qëndrimeve dhe sjelljeve kryesore të nxënësve të rinj duke zhvilluar programet mësimore dhe kurrikulat që mbështesin shtetin e së drejtës, kulturën e ligjshmërisë dhe trajnimin e mësimdhënësve për përmirësimin dhe ndryshimin e politikave dhe praktikave të pedagogjisë ligjore.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Koordinon zbatimin e përgjithshëm të projektit, duke përfshirë mbarëvajtjen e aktiviteteve sipas planit të projektit;
- Siguron realizimin me kohë të aktiviteteve të projektit, duke përfshirë aktivitetet që zbatohen në bashkëpunim me partnerët;
- Sigurohet ne zbatimin e aktiviteteve të projektit në përputhje me kërkesat e menaxhmentit te organizatës;
- Bashkëpunon me institucionet qeveritare dhe lokale, në veçanti me Ministrinë e Arsimit-Shkencës dhe Teknologjisë dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit, për të siguruar arritjen e rezultateve të projektit;
- Siguron që të dhënat zyrtare si dhe zbatimi i projektit janë në përputhje dhe në harmoni me legjislacionin vendor dhe praktikat më të mira ndërkombëtare;
- Përgatit dhe e përditëson planin e punës, raportet mujore dhe vjetore, dhe siguron raportimin me kohë tek donatori.
Kriteret
- Diplomë universiteti në shkencat sociale, drejtësi, menaxhment, ekonomi, ose ndonjë fushë të ngjashme;
- Të paktën dy (2) vite përvojë pune në pozita të ngjashme në organizata të shoqërisë civile;
- Përvojë të dëshmuar në zbatim të ciklit të projektit, koordinim, monitorim dhe vlerësim në sektorin përkatës;
- Aftësi të mira të komunikimit ndër personal dhe kompetencë sociale;
- Njohuri të politikave nacionale dhe ndërkombëtare në fushën e arsimit;
- Njohje të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze në të shkruar dhe komunikim verbal dhe ndërtim të ekipit. Njohja e gjuhës serbe konsiderohet si vlerë e shtuar;
- Vetiniciativë, qasje proaktive dhe aftësi të caktoj prioritetet e aktiviteteve;
- Të ketë përvojë në përdorimin e programeve të Microsoft Office: MS Word, MS Excel, MS PowerPoint, Internet, media sociale, etj.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
- CV;
- Letër motivimi dhe
- Lista me kontakte të dy (2) personave qe mund te kontaktohen si referencë.
Dokumentet për aplikim duhet të dërgohen në adresën elektronike: aplikimet.kadi@gmail.com me titull “Menaxher i projektit Teaching Law”.
Afati i fundit për dorëzim është 1 shkurt 2022, deri ne mesnatë.