BloguBurime LigjoreNdërrmarrësi & TregtiSi i Ruajnë Sekretet Tregtare “The New York Times” dhe Të Tjerët?

August 29, 20220
http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2022/08/2.png

The New York Times ka një listë me librat më të shitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), pjesë e së cilës janë ‘The body keeps the score’ nga Bessel Van Der Kolk; dhe ‘Humankind, a hopeful story’ me autor Rutger Bregman.

Lista e librave më të shitur në SHBA është krijuar në vitin 1942. Pavarësisht ekzistencës së saj 80-vjeçare dhe ëndrrës së shumë shkrimtarëve për t’i pasur krijimet e tyre pjesë e listës më të famshme në botë, metodologjia e përzgjedhjes së librave dhe kritereve që duhet të plotësojë një punim për t’u konsideruar si ‘shitja më e mirë në SHBA’, mbetet ende një mister. 

The New York Times e mbron listën si sekret tregtar!

 

Si i kanë ruajtur The New York Times dhe kompani të tjera sekretet e tyre tregtare?

 

Fare thjeshtë, kanë nënshkruar Marrëveshje Konfidencialiteti! 

Le të tregohemi të sinqertë: Ruajtja e një sekreti tregtar nuk është aq e thjeshtë, por mjeti që palët përdorin për ruajtjen e tyre, po. Pra, pasi ke gjetur njerëzit që do t’u besosh sekretin e sipërmarrjes tënde dhe mënyrat se si do të formalizohet ky proces, të duhet vetëm një Marrëveshje Konfidencialiteti. 

Ne te Legit e kemi bërë akoma më të thjeshtë këtë proces. Nëpërmjet platformës Legit ti mund të hartosh një Marrëveshje Konfidencialiteti në 5 minuta. 

 

Pse më duhet një Marrëveshje Konfidencialiteti?

 

Ka disa arsye pse të duhet një Marrëveshje Konfidencialiteti. 

Kryesisht, sepse të mundëson të përdorësh sekretin tregtar sipas kushteve të rëna dakort. 

Zakonisht, Marrëveshja e Konfidencialitetit nënshkruhet krahas Kontratave të Punës apo Kontratave të Shërbimit, në mënyrë që Punëmarrësit të lejohen të kenë akses ndaj informacioneve për të përmbushur detyrat e tyre, duke mundësuar në të njëjtën kohë ruajtjen e informacionit, sekret.  

Megjithatë, këto marrëveshje mund të përdoren edhe në rrethana të tjera: 

 

  • Paraqitja e modelit të biznesit ndaj investitorëve për mundësi financimi
  • Ndarja e informacionit privat në lidhje me funksionimin e një biznesi me investitorët e mundshëm
  • Ndarja e informacionit për klientët e një kompanie të caktuar
  • Ndarja e të dhënave dhe informacioneve të ndjeshme të përdoruesve, me kontraktorët dhe konsulentët për të ndihmuar në përmirësimin e performancës së një biznesi
  • Ndarja e informacionit me gazetarët përpara prezantimit të një produkti 
  • Lejimi i punonjësve të laboratorit të analizojnë të dhënat e pacientëve
  • Ndarja e informacionit me një publicist ose agjenci marketingu

Marrëveshjet e Konfidencialitetit janë mënyra më e sigurt për mbrojtjen dhe ruajtjen e informacionit konfidencial, ndaj situatave që mund të shkaktojnë zbulimin e padëshiruar të tij me palë të treta.

 

Po Sekreti tregtar çfarë është?

 

Sekreti tregtar është lloji i informacionit që për nga natyra e tij është i panjohur ose i paarritshëm për personat të cilët, pavarësisht se për shkak të punës së tyre të përditshme mund të kenë qasje ndaj tij, nuk mund ta zotërojnë atë, pasi mbajtësi i informacionit ka marrë të gjitha masat e nevojshme për ta mbrojtur nga palët e treta. Prandaj, ky lloj informacioni mban një vlerë tregtare vetëm për faktin se ruhet si “sekret”.

Gjithashtu, ligji përcakton të gjitha situatat kur përvetësimi i sekreteve tregtare konsiderohet i ligjshëm dhe ato kur përvetësimi është i paligjshëm.

Për shembull: Një sekret tregtar i ekspozuar teksa punonjësit po ushtrojnë të drejtën e tyre për informim – është i ligjshëm. Ndërsa, kopjimi i paautorizuar i informacionit, i cili është ligjërisht në posedim të mbajtësit të sekretit tregtar –  është i paligjshëm.

Ne e dimë se lista e librave më të shitur në SHBA është një sekret tregtar, por nëse një nga zotëruesit e këtij informacioni e zbulon tek ne metodologjinë e përzgjedhjes së librave, me shumë mundësi do të paguante një gjobë me shumë zero.

 

Prandaj, ndiq këto këshilla për të ruajtur një sekret tregtar:

 

  • Gjej bashkëpunëtorë të besueshëm
  • Ndaje informacionin me vetëm me një numër të vogël bashkëpunëtorësh të besueshëm
  • Harto gjithmonë një marrëveshje konfidencialiteti!
  • Regjistrohu te Legit për të hartuar një marrëveshje konfidencialiteti

Marrëveshja e Konfidencialitetit te Legit të siguron ruajtjen e sekretit tregtar dhe qëndrueshmërinë e sipërmarrjes tënde në treg.

Mjafton të ndjekësh këto hapa:

Burime të sigurta pranë “The New York Times” thonë se nëse kompania do t’i nënshtrohej juridiksionit shqiptar, do të përdorte Legit për të hartuar marrëveshjet, kontratat dhe dokumente të tjera ligjore! 

Ti mund ta bësh në vend të tyre, duke u regjistruar këtu! 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020