Të bërit biznes kërkon respektimin e rregullave ligjore dhe normave të pashkruara – ama të ndjekura si praktikë pune midis komunitetit të sipërmarrësve.
Këto norma të pashkruara janë fluide, e shpeshherë lënë vend për interpretim, ndërsa ligji është i prerë. Në mënyrë të veçantë, ligji nr. 71/2018 “Për Mbrojtjen e Konsumatorëve” kërkon që bizneset të shmangin situatat e mëposhtme:
- Praktikat e Padrejta
- Praktikat Çorientuese
- Praktikat Agresive
- Publicitetin e Padrejtë
- Publicitetn Krahasues
Praktika të Padrejta
Praktikë e padrejtë konsiderohet sjellja joprofesionale ndaj klientëve, kur ndërkohë pritet të tregohet sjellje dhe kujdes i veçantë ndaj tyre. Prandaj, shmangni veprimet e mëposhtme:
- Mos kryeni asnjë veprim që mund të dobësojë aftësinë e klientit mesatar për të marrë një vendim si rezultat i informacionit të dhënë.
- Një veprim i tillë është i rëndësishëm vetëm kur në ndonjë rast tjetër, i pa ndikuar nga informacioni i dhënë, klienti nuk do të kishte marrë një vendim të tillë.
- Mos i përdorni praktikat e padrejta tregtare, apo ndonjë praktikë tjetër që është kundër parimit të përgjithshëm të mirëbesimit në fushën tuaj të biznesit.
Praktikat Çorientuese
Këto praktika ndikojnë në zgjedhjen e konsumatorit njësoj si më sipër. Për këtë qëllim, shmangni skenarin e mëposhtëm:
- Vendosja e informacionit të pasaktë dhe/ose të pavërtetë mbi produktin tuaj, i cili mund të ndikojë në zgjedhjen e klientëve, sipas mundësisë që nëse informacioni do të ishte i saktë – klienti nuk do të kishte marrë një vendim të tillë.
Jepni informacion të saktë dhe të vërtetë në lidhje me:
- Ekzistencën ose natyrën e mallrave ose shërbimeve
- Karakteristikat kryesore të mallrave, të tilla si disponueshmëria, dobia, aplikimi, përbërja, pajisjet shtesë, etj
- Karakteristikat kryesore të shërbimit, të tilla si disponueshmëria, dobia, rreziqet, aplikimi, pajisjet ndihmëse, etj
- Nivelin e angazhimeve të tregtarit
- Çmimin ose mënyrën e llogaritjes së tij
- Garancinë për nevojën për një shërbim, pjesë rezervë, zëvendësim ose riparim
- Natyrën, atributet dhe të drejtat e tregtarit ose agjentëve të tij
- Të drejtat e konsumatorit.
Veçanërisht kujdesuni për:
- Tregtimin e mallrave ose shërbimeve
Sidomos për “publicitetin krahasues” i cili mund të krijojë konfuzion me çdo mall, shërbim, markë tregtare, emër tregtar ose shenjë dalluese të një konkurrenti.
- Angazhimin tregtar me tregtarët e tjerë
- Kryerjen e praktikave në përputhje me ligjet dhe rregulloret
Praktikat Agresive
Në mënyrë që një praktikë e padrejtë të konsiderohet si agresive, duhet:
- Të ndikojnë në lirinë e zgjedhjes së konsumatorit
- Të ushtrojë dhunë psikologjike dhe/ose fizike për të ndikuar në zgjedhjen e klientëve
Për këtë arsye, merrni parasysh këto elemente:
- Kohëzgjatjen e praktikës, vendndodhjen dhe natyrën e saj
- Përdorimin e gjuhës ose sjelljes kërcënuese ose abuzive
- Përdorimin e çdo rrethane fatkeqe që mund t’i ketë ndodhur konsumatorit për të cilat ju si tregtar jeni të vetëdijshëm për të ndikuar në vendimin e konsumatorit
- Kryerja e akteve të cilat mund ta bëjnë të pamundur përmbushjen e detyrimeve kontraktuale
- Kryerjen e veprimeve kërcënuese (që ligji i ndalon) me qëllim marrjen e ndërmarrë vendimeve
Siç e përmendëm më parë, çdo shitës duhet të shmanget nga publiciteti i padrejtë dhe krahasues.
Publiciteti është i Padrejtë kur është diskriminues në bazë të:
- Seksit
- Garës
- Fesë
- Kombësisë
- Besimeve politike
- Moshës
- Karakteristikave fizike dhe mendore.
Publiciteti është Krahasues kur haptazi ose në mënyrë të nënkuptuar, identifikon tregtarë të tjerë konkurrues dhe/ ose mallra ose shërbime të ofruara prej tyre.
Skenarët mund të jenë si më poshtë:
- Mashtron konsumatorin
- Nuk kompreson mallrat dhe shërbimet që plotësojnë të njëjtat nevoja ose që i shërbejnë të njëjtit qëllim
- Përfiton padrejtësisht nga reputacioni nga përdorimi i një marke tjetër tregtare, shenjë dalluese ose pozicioni i tregut të një konkurrenti tjetër.
Kryerja e praktikave dhe publicitetit të drejtë dhe informues shkojnë përtej moralit të mirë në tregti. Ligji kërkon bindje nga çdo sipërmarrës.
Më poshtë janë shembuj nga jeta e përditshme të cilat ju si sipërmarrës duhet t’i shmangni:
- Oferta të Kufizuara / Oferta Speciale / Oferta vetëm për sot!
Paraqitja e një oferte si të vlefshme vetëm për një periudhë të shkurtër kohore, në mënyrë që të ndikojë në vendimmarrjen e klientit.
- Reklamimi në gjuhën shqipe, ofrimi i shërbimit ndaj klientit në një gjuhë tjetër
Situata kur një kontratë negociohet dhe lidhet në gjuhën shqipe, por shërbimi ndaj klientit pas shitjes është i disponueshëm në gjuhë të huaja- pa e ditur klienti këtë informacion që nga fillimi.
- Vetem per ty!
Shfaqja e të drejtave të klientit – të cilat garantohen me ligj – si një veçori e veçantë e ofertës së biznesit.
- Dyqani është në proces likuidimi
Vendosja e banderolave në dritaren e dyqanit me qëllim shitjen më të shpejtë të të gjitha mallrave, duke pretenduar se dyqani do të mbyllet së shpejti.
- Shitje agresive derë më derë
Kryerja e shitjeve derë më derë dhe refuzimi i largimit, pavarësisht se pronari i apartamentit kërkon që ju të largoheni, nëse nuk e blini produktin.
Sipërmarrja mund të jetë sfiduese, por ju mund t’i referoheni në çdo rast Legit për shërbimet ligjore që ju nevojiten.