Kron Construction po kërkon për një Specialist/e Ligji.
Përshkrimi i Punës
- Harton dhe interpreton kontrata dhe marrëveshjeve të ndryshme që lidh kompania me klientët, furnitorët dhe me çdo palë të tretë, sipas objektit dhe qëllimit të saj
- Harton kërkesa drejtuar intstitucioneve shtetërore (Bashki, Ministri, UKT sha, OSHEE sha, Tatime, Inspektoriate shtetërore etj) dhe aplikime te vazhdueshme në QKB
- Arkivon çdo dokument pronësie që përbëjn aset të shoqërisë
- Bashkëpunon me BNJ për mbarëvajtjen e proçesit të punësimit (kontrata pune, regjistër punëmarrësish, regjistër aksidentesh, kontratë me mjekun, listëpagesa, mbledhje të këshillit të sigurisë në punë etj)
- Arkivon dhe ruan çdo dokument që vjen nga jashtë për Departamentin Ligjor dhe që del nga shoqëria
- Ruan kontakte me noterët e shoqërisë (mbarëvajtjen e proçesit nga momenti i hartimit të kontratës, firmosjes, vulosjes në zyrë, dërgimit tek noterët, nënshkrimi i kontratës dhe vulosja nga noteri, tërheqja e kopjeve origjinale në zyrë)
- Përkthen dokumente juridike në shqip ose në gjuhën angleze
- Harton dhe përgatit dokumentacionin për tendera
Kualifikimet:
- Master në Drejtësi
- Eksperienca të mëparshme
- Avantazh: eksperiencë në industrinë e ndërtimit
- Aftësi shumë të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimit të tij sipas formateve të kërkuara
- Aftvsi shumë të mira komunikimi, pune në grup dhe dedikimi në ndjekjen dhe përfundimin e punëve
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze në të folur dhe të shkruar
- Njohje shumë e mirë e MC Office dhe MS Projects.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën e email-it info@kronconstruction.al duke specifikuar në Subjekt të e-mail-it emrin e pozicionit.IALIS