Komuna Klinë, Kosovë shpall konkursin për Specialist/e Ligjor/e.
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Kryen të gjitha punët juridike dhe Administrative
- Kontrollon të dhënat, regjistron të dhënat dhe bën ndryshime në SIKTK
- Realizon punë profesionale e teknike për mirëmbajtjen e kadastrit
- Kujdeset që përmbajtja dhe forma e projekt akteve normative të jetë e saktë, si nga aspekti gjuhësor dhe teknik si dhe të jenë identike në gjuhët zyrtare
- Përgatit shkresa profesionale për zyrën kadastrale dhe Pronsore
- Me urdhër të eprorit kryen edhe punë tjera
Kërkesat e përgjithshme për pranim
- Të jetë shtetas/e i/e Republikës së Kosovës
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët
- Të jetë i/e aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse
- Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji
Kërkesa formale
- Bachelor në Ligj
- Të ketë të paktën 2 (dy) vite përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës
Kërkesa të nevojshme
- Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
- Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë
- Njohuri të mira të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve
- Aftësi logjike dhe analizuese
- Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave
- Aftësi komunikuese dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar
Mënyra e aplikimit
Përmes portalit për rekrutim elektronik https://konkursi.rks-gov.net
Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
- Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
- Kopjet e dëshmisë së punësimit
- Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
- Deshmi nga gjykata qe nuk jeni nen hetim
Afati i fundit i aplikimit: 10.09.2021