Komuna Klinë shpall aplikimin për Specialist/e Ligjor/e.
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Zbaton planin e punës dhe realizmon shërbime ndaj qytetareve ne fushën e gjendjes civile
- Trajton kërkesat e qytetarëve për korrigjimin e gabimeve të bëra në regjistrimin e emrit, mbiemrit dhe regjistrime të mëvonshme
- Bënë regjistrimin e lindjeve, martesave dhe vdekjeve si dhe përgatit regjistra sipas kërkesave të drejtoritve komunale lidhur me gjendjen civile
- Kryen shërbime sipas kërkesave te qytetareve për lëshimin e certifikatave të lindjes, te vdekjes dhe martesës; vërtetim mbi statusin martesor; vërtetimin që personi është në jetë (gjallë); certifikata mbi gjendjen familjare
- Pranon raporte të ndryshme nga komunat e tjera për ndryshime në dokumentacion dhe realizon raporte të ndryshme për komuna të tjera
- Përpilon dhe plotëson deklarata të ndryshme dhe merr në pyetje dëshmitarët në prezencën e palëve për lloje të ndryshme të regjistrimeve apo lëshimin e vertetimeve
- Mirëmban dhe ruan regjistrat e ndryshme dhe librat e lindjes,vdekjes dhe marteses
- Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.
Kërkesat e përgjithshme për pranim
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik
Kërkesat formale
- Diplomë/a të studimeve universitare ne njeren nga keto drejtime: Juridik ose Administrate Publike
- Kualifikime të posaçme formale
Kërkesat të përgjithshme
- Njohuri profesionale në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve bazike;
- Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar udhëzime për të përmirësuar efikasitetin;
- Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
- Aftësi për të punuar me vet-iniciativë për të realizuar plane dhe procedura të caktuara;
- Aftësi të mira komunikuese
- Njohje e paketës Microsoft Office.
Mënyra e aplikimit
Përmes portalit për rekrutim elektronik, duke klikuar këtu.
Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
- Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
- Kopjet e dëshmisë së punësimit
- Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
- Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit
- Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim
- Vlerësimi i CV-së
- Intervistë
Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen
- Njohuritë nga legjislacioni i gjendjes civile;
- Aftësi dhe pavarësi në vendimmarrje;
- Shkathtësi në komunikim, planifikim dhe bashkëpunim;
- Njohje e Paketës Microsoft Office
Afati për aplikim 16.08.2021 – 24.08.2021