BloguBurime LigjoreNdërrmarrësi & TregtiStartup 2.0: Ligji i Parë Shqiptar mbi Startup-et

January 7, 20220
http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2022/01/Copy-of-Pronesia-Intelektuane_COffee-1080-x-1080-px-1-1.png

Çfarë mund të shkruhet ende për një ekosistem inovativ që po zgjerohet vazhdimisht?

Shumë në fakt! Si për shembull, fakti që shumë shpejt do të kemi të parin ligj shqiptar për Startup-et.

Nismëtarët e projektligjit – Ministri i Financave dhe Ekonomisë dhe Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen – ndoshta kanë ndarë të njëjtën linjë mendimi me CEO-n e StartupBlink, Eli David, kur morën inicativën  për hartimin e tij.

“Sipërmarrësit vendas janë mjaft të talentuar për të krijuar magji. Sigurohuni që infrastruktura juaj për mbështetjen e ekosistemit të startup-eve të jetë gati për ta.

Ju referuam fjalëve të Davidit nga raporti i fundit i StartupBlink mbi ekosistemin global të Startup-eve sepse ndër të tjera, një kapitull ekskluziv i kushtohet Shqipërisë.

 

Çfarë tregojnë gjetjet nga raporti?

 

Startup-et gëzojnë një mbështetje të jashtëzakonshme nga sektori publik dhe privat, megjithëse ekosistemi i startup-eve në Shqipëri u rendit në vendin e 78-të në shkallë globale, duke humbur 6 vende në krahasim me vitin 2020. Këtë pozicionim autorët e raportit e shpjegojnë si një tjetër ndikim negativ të pandemisë së COVID-19.

 

Për t’u kthyer aty ku e lamë: A kanë nevojë Startup-et për këtë ligj?

 

Ekosistemi i Startup-eve në Shqipëri po rritet ndjeshëm – dhe ashtu siç ndodh me çdo formë tjetër të shoqërive – ishte koha e duhur që aktorët shtetërorë të dilnin me  propozimin e një projekt-ligji për të rregulluar mënyrën se si sipërmarrësit e rinj bëjnë biznes.

 

Çfarë ka të re?

 

Vetë projekt-ligji, miratimi i të cilit, do të plotësojë një nga objektivat e Strategjisë Kombëtare të Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit 2017-2022. Gjithashtu, Shqipëria do të rreshtohet si një nga shtetet zbatuese të Aktit të Biznesit të Bashkimit Europian duke bërë pjesë të legjislacionit të  brendshëm parime europiane të kësaj fushe.

Kjo është qasja e duhur për t’u ndjekur në kushtet kur BE-ja është një nga mbështetësit më të mëdhenj të ekosistemit të startup-eve në Shqipëri. 7.5 milionë euro është fondi europian për shndërrimin e Tiranës në një qendër inovative.

 

Për çfarë bëhet fjalë?

 

Ekosistemet e startup-eve kanë nevojë për një nxitje për t’u zgjeruar. Thënë kjo, iniciativat aktuale të sipërmarrësve të rinj gëzojnë mbështetje, megjithatë rritja e numrit të tyre në nivel kombëtar kërkon një shtysë akoma më të madhe në mënyrë që “mendje të tjera të mëdha” të marrin iniciativa për të sjellë në jetë embrionet e tyre inovative. 

Prandaj edhe Ministrat e konsideruan këtë projektligj si mjetin e duhur për të luftuar mungesën e këtyre iniciativave. Një mjedis i rregulluar me ligj është pa përjashtim një terren i sigurt për çdo sipërmarrje.

Projektligji synon të krijojë një kuadër të përshtatshëm ligjor dhe institucional për themelimin dhe zhvillimin e Startup-eve të cilat sjellin risi në çdo fushë për zhvillimin ekonomik.

 

Çfarë është një Startup?

 

Startup mund të jetë një subjekt në cilësinë e një personi juridik ose personi fizik, i vetëm dhe i bashkuar, që koncepton dhe vepron me qëllim nisjen e realizimit dhe zhvillimit të një modeli biznesi, produkti dhe shërbimi të ri dhe të veçantë, me potencial rritjeje të shpejtë, të zbatueshëm në praktikë, për përmirësimin e ndjeshëm të modeleve të biznesit, produkteve dhe shërbimeve ekzistuese.

 

Themeluesit

 

  • Personi fizik (vendas ose i huaj)
  • Person juridik (vendas ose i huaj)
  • Nomadi digjital

Këto subjekte marrin statusin si startup në momentin e plotësimit të një vetëdeklarimi në regjistrin unik elektronik të startup-eve dhe lehtësuesve.

 

Regjistrimi

 

Nga momenti i plotësimit të vetëdeklarimit në regjistrin e startup-eve, për 24 muaj në vazhdim startupe-t hyjnë në fazën e “inkubimit”.

Inkubimi është procesi i mbështetjes, përgatitjes, transformimit të idesë në model biznesi dhe i zhvillimit të një startup-i inovativ, në fazën fillestare të tij;

Vlen të theksohet se regjistrimi dhe marrëdhënia e startup-eve dhe lehtësuesve me ekosistemin dhe skemën e mbështetjes së startup-eve dhe lehtësuesve kryhet duke u bazuar në parimet pa letër dhe tarifa zero në marrjen e shërbimeve.

Lehtësuesit e Startup-eve janë aktorë të ndryshëm të ekosistemit që ofrojnë programe dhe shërbime mbështetëse për startup-et, përfshirë, por pa u kufizuar në: 

  • Trajnues
  • Inkubatorë
  • Mentorues
  • Këshillues
  • Përshpejtues 
  • Organizata kërkimore
  • Organizatorë eventesh
  • Institucione të arsimit të lartë
  • Qendra teknologjike dhe inovacioni
  • Ofrues ambientesh dhe pajisjesh pune
  • Ofrues asistence përgjatë zhvillimit të biznesit
  • Ofrues të shërbimeve të konsulencës ligjore, financiare apo të biznesit.

Startup-et dhe lehtësuesit e tyre regjistrohen në një Regjisër unik, që krijohet dhe administrohet si bazë shtetërore të dhënash. Si e tillë ajo përmban të  dhëna të  startupe-ve dhe lehtësuesve të regjsitruar.

 

Efektet e Regjistrimit

 

Startup-et dhe Lehtësuesit e tyre pajisen respektivisht me një numër unik identifikimi dhe një  pasaportë në formën e një dokumenti elektronik.

  • Për Startup-et – Pasaportë  Startup-i
  • Për Lehtësuesit – Pasaportë Lehtësuesi 

 

Këshillim Ligjor: One-Stop-Shop

 

Ky shërbim do të ofrohet falas nga strukturat përgjegjëse të Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, dhe ka si qëllim informimin e themeluesve  mbi legjislacionin në këto fusha:

  • Të drejtën e autorit;
  • Sigurisë dhe shëndetit në punë;
  • Regjistrimit në regjistrin tregtar;
  • Aktivitetit tregtar të startup-eve;
  • Detyrimet fiskale e tatimore pas periudhës së inkubimit;
  • Pronësisë intelekuale dhe të të drejtave civile dhe tregtare;
  • Regjistrimit të patentave, markave tregtare dhe të shërbimit, disenjove industriale dhe të pronësisë intelektuale, pas periudhës të inkubimit.

 

Mbështetja financiare

 

Startup-et e regjistruara përfitojnë mbështetje financiare me fonde buxhetore në formën e granteve, si dhe nga burime të tjera, pas një procesi konkurrues e transparent përzgjedhjeje.

Në mënyrë që një startup të jetë përfitues i një granti duhet të plotësojë këto kushte:

  • Të mbështesi inovacionin;
  • Të mbështesi iniciativa me impakt pozitiv në mjedis;
  • Të synojë fuqizimin e grave sipërmarrëse;
  • Të mbështesi përfshirjen sociale, diversitetin dhe impaktin social.

Kriteret për fazën e konkurimit dhe krijimin e komisionit vlerësues do të përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Në një situatë ku Tirana është i vetmi qytet që njihet për ekosistemin e startup-eve në vend, 

mund të arrijmë në një përfundimin shpresëdhënës se miratimi i këtij ligji do të nxisi shpirtin inovativ tek sipërmarrës të tjerë nga çdo qytet i Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020