Studio Ligjore “ÇELIKU” kërkon të përzgjedhë një Jurist/e për një shoqëri tregtare bashkëpunëtore, që operon në fushën e ndërtimeve.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Ofron konsulencë juridike të vazhdueshme dhe asiston klientët e shoqërisë në çështje të ndryshme ligjore të lidhura me veprimtarinë e tyre tregtare;
- Ndërmjetëson, negocion dhe përpilon kontrata apo marrëveshjeve të ndryshme tregtare;
- Studion dokumentacionin dhe ofron këshilla dhe zgjidhje konkrete ligjore;
- Përgatit memorie ligjore, në të cilat analizohen problematikat e shtruara nga klientët dhe zgjidhjet ligjore të ofruara në raport me studimin e legjislacionit përkatës kombëtar dhe/ose ndërkombëtar;
- Realizon detyra të tjera specifike në varësi të çështjes apo problematikës që i kërkohet për të dhënë konsulencë;
- Ofron zgjidhje ligjore
Kualifikimet dhe aftësitë
- Diplomë Bachelor në drejtësi dhe diplomë të nivelit master në të drejtë civile, të drejtë biznesi ose të drejtë publike;
- 5 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme juristi apo këshilltari ligjor në shoqëri tregtare, institucione publike, etj;
- Zotërimi i gjuhës angleze;
- Avantazh: njohja e një apo disa gjuhëve të tjera të Bashkimit Europian;
- Njohuri shumë të mira në disa prej fushave të konsulencës që ofron shoqëria;
- Njohuri shumë të mira kompiuterike;
- Gatishmëri për të punuar si në zyrë, ashtu edhe jashtë zyre;
Ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj dhe letrën e motivimit, deri në datën 8 Nëntor 2021, në adresën e emailit: studioceliku@outlook.com.