BloguBurime LigjoreTë Reja nga Fronti i Perëndimit: Legit 2.0 – Mbetemi Legit, Bëheni Legit

March 3, 20220
http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2022/03/1.png

“Përshkrimi nis në imagjinatën e shkrimtarit, por duhet të përfundojë në të lexuesit”

– Stephen King, Shkrimtar

PRELUD: Ky postim nuk ka për qëllim të përshkruajë rrugëtimin e Legit deri më tani! Sot duam t’ju prezantojmë me faqen e re të internetit, produktet dhe shërbimet #legit. 

“I kushtoni rëndësi audiencës që kthehet. Krijoni ura komunikimi dhe vizitorë që kthehen.”

– Tony Haile CEO i Chartbeat, “The Times” (2014) 

Megjithatë,  NE duam t’i rikujtojmë 7000 vizitorëve (aktual) të legit.al dhe audiencës së re se kush jemi dhe si i zgjidhim me eficencë nevojat tuaja ligjore.

Legit u themelua në Prishtinë, Kosovë në 12.11.2020 dhe në Tiranë, Shqipëri në 21.01.2021, dhe së fundmi u riregjistruam si shoqëri më 22.02.2022.  

 

Pse Legit?

 

Legit është një kompani e teknologjisë ligjore (legaltech) e cila synon të revolucionarizojë dhënien e shërbimeve ligjore në Shqipëri dhe Kosovë. 

 

Ne mbështesim sipërmarrësit, profesionistët e pavarur dhe punonjësit përmes përdorimit të mjeteve dhe praktikave ligjore që të përmirësojnë pajtueshmërinë e biznesit me ligjin dhe të minimizojnë rreziqet e transaksioneve.

Ligji na përball me çdo gjë. Ndër të tjera me humbjen e kohës në kërkim materialesh, negocim dhe hartim kontratash, gjetjen e informacionit të besueshëm ligjor apo përzgjedhjen e avokatit të duhur.  

Prandaj që prej vitit 2021, Legit ka vetëm një qëllim: TË THJESHTOJË PROCESIN!

 

Të duhet një kontratë?

 

E harton dhe gjeneron në Legit për 5 (pesë) minuta! 

Pesë?! Po. 

Lexuesit #legit e dinë tashmë se kontratat elektronike do t’i thjeshtojnë jetën. Për lexuesit e rinj, mund të lexoni më shumë këtu.

Në postimin tonë të fundit zbuluam arsyen e mungesës me postime këto kohë. 

Morëm kohën që na duhej për të sjellë eksperiencën më të mirë të hartimit të dokumenteve ligjore. Legit i vjen në ndihmë themeluesve të rinj, sipërmarrësve që janë në treg prej kohësh, dhe kujtdo që nuk ka kohë për të humbur.

 

Ne mendojmë për aktet tuaja ligjore, që ju te fokusoheni te biznesi!

 

Çfarë kontratash mund të hartoj në 5 minuta?

 

 

Si funksionon gjenerimi i kontratave?

 

Pasi regjistroheni në Legit si përdorues, duke klikuar butonin ‘Regjistrohu’, ju mund të krijoni një dokument nga lista e mësipërme, thjesht duke e përzgjedhur, dhe më pas duke plotësuar pyetjet njëra pas tjetrës.

Pasi ju të keni plotësuar pyetjet, mund të shkarkoni dokumentin e plotë, ta printoni dhe nënshkruani. Legit ju mundëson kështu dokumente plotësisht në përputhje me legjislacionin, të sakta, të plota dhe të shpejta, përshtatur për ju.

 

Legit 2.0: Të Reja nga Fronti i Perëndimit

 

Legit ka qënë zgjedhja e:

 

  • Sipërmarrësve
  • Punëdhënësve
  • Punëkërkuesve
  • Entuziastëve të Inovacionit
  • Kuriozëve të Ligjit
  • Audiencës #legit

Prej këtij momenti, Legit synon ta shndërrojë besimin e dhënë në produkte dhe shërbime digjitale, eficente, të shpejta, të sigurta,  dhe me çmime të arsyeshme.

Ne mbetemi Legit, ju bëheni Legit (ose nëse jeni, përditësoheni në versionin 2.0)!

Rikujtesë: Rrjetet tona sociale mbeten të njëjtat:

E fundit, por jo për nga rëndësia: Mos harro të Regjistrohesh më poshtë për t’u njoftuar për çdo  produkt dhe shërbim #legit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020