Programi i praktikës zhvillohet në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi“ që qëllim kryesor ka të fuqizojë të rinjtë për të kërkuar drejtësi dhe për t’u bërë pjesëmarrës aktivë në sistemin e drejtesisë në Kosovë.
- Kohëzgjatja: 6 muaj (1 nëntor 2021 – 30 prill 2022)
- Vendndodhja: Gjykatat Themelore në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë, Prizren dhe në degët e tyre
Kriteret dhe kualifikimet:
- Student/e (viti i fundit) apo jurist/e i/e diplomuar nga universitetet publike ose private në Kosovë
- Të posedojë aftësi profesionale të komunikimit dhe shkrimit në gjuhën shqipe (njohja e gjuhës angleze ose serbe është përparësi)
- Të posedojë shkathtësi bazike të përdorimit të kompjuterit dhe të programeve Word, Powerpoint dhe Excel
- Të posedojë njohuri sa i përket procedurave ligjore dhe aftësi në përpilim të dokumenteve ligjore
- Aftësi dhe gatishmëri për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në një ambient dinamik të punës
- Të posedojë dokumente identifikimi dhe llogari bankare
Detyrat kryesore:
- Të ofrojë mbështetje profesionale për gjyqtarët dhe personelin e gjykatës përkatëse
- Të asistojë në detyra të tjera sipas nevojës së gjykatës
- Të tregojë fleksibilitet në orar të punës
- Të raportojë tek YIHR KS në baza mujore dhe tek personeli i gjykatës sipas nevojës
Për të aplikuar ju duheni të dërgoni të gjitha këto dokumente:
- CV-në (max. 2 faqe)
- Letrën motivuese (max. 500 fjalë)
- Transkriptën e notave (të shkarkuar nga SEMS-i).
Aplikimet duhet të dorëzohen në formë elektronike në emailin apply@yihr.org deri me 17 tetor 2021, ora 17:00 me subjektin “Aplikim për programin e praktikës 2021”.