Tech Boost Pre-acceleration është një program 10-javor i mundësuar nga Startup Wise Guys. Duke nisur që prej muajit Shtator, e deri në Dhjetor 2021, sipërmarrësit e rinj në fushën e teknologjisë do të pajisen me njohuritë dhe përvojën e duhur për të çuar bizneset e tyre në një tjetër nivel.
Çfarë përfitoni:
- Qasje në platformën online të SWG për zhvillimin e biznesit, dhe materiale trajnimi të ofruara nga mentorë evropianë dhe ndërkombëtarë
- Pjesëmarrj në një sërë sesionesh të përshtatura për pjesëmarrësit e programit
- Mundësia për të takuar përfaqësues të StartUp-eve të suksesshëm evropianë dhe për të dëgjuar përvojat e tyre
- Mbështetje intensive mentorimi nga mentorë vendas dhe ndërkombëtarë
- Udhëzime praktike nga sfidat javore
Çfarë do të mësoni:
- Bazat e ndërtimit të kompanisë (vlerat dhe metrikat)
- Si të përcaktoni qëllimet e biznesit tuaj dhe të ndërtoni një plan të zhvillimit të produktit
- Si të përcaktoni personalitetin e klientit tuaj
- Si të krijoni teknika shitjesh dhe teknika për të gjeneruar klientë
- Si të krijoni një ideje të suksesshme dhe të ndërtoni marrëdhënie strategjike me investitorët
- Njohuri juridike
Kush mund të aplikojë për Tech Boost Pre-Acceleration?
- Aplikantët që e kanë zhvilluar tashmë një koncept të idesë së tyre ose një MVP (produkt të zbatueshëm minimalisht)
- Aplikantët të cilët e kanë tashmë një produkt në treg
- Aplikantët të cilët do të nxjerrin produktin e tyre në treg brenda 6 muajve të ardhshëm
Kompania juaj NUK ka nevojë të jetë e regjistruar.
StartUp-e do të konsiderohen si më poshtë:
- Bizneset e reja që kanë një produkt ose shërbim që përdor teknologjinë, pa u kufizuar në IT;
- Pjesmarrësit që ofrojnë produkt ose shërbim nga cdo fushë e teknologjisë: teknologji në shërbim, teknologji në shëndetësi, teknologji në agrikulturë, teknologji në shërbime urbane, teknologji në shërbime financiare.
Plotësoni formularin e aplikimit këtu.
Afati i fundit i aplikimit: 24.09.2021.
Nëse keni pyetje të tjera shoqëruese, ju lutemi kontaktoni Stafin përmes adresës së emailit incubator@ickosovo.com.