Edicioni i rradhës i TechLaw.Fest ka në fokus metaverse, legjislacionin që rregullon përdorimin e teknologjisë, mënyrën e përdorimit të teknologjisë në ligj dhe fushën e së drejtës.
Në datat 20-22 korrik 2022, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë e eksplorimit më tej të çështjeve që lidhen me Web 3.0, metaverse dhe vërtetësinë e të dhënave.
Rreth Programit
- Transformim i sigurt dhe i qëndrueshëm digjital: Industria ligjore në Metaverse
- Etika dhe politikat e dizajnit në Metaverse: Trajtim sipas perspektivës ligjore në biznes
- Mbrojtja e identitetit në një botë digjitale: Origjinaliteti, transportueshmëria dhe mbrojtja e të dhënave
- Web 3.0 – ligj 3.0: Kuptimi i sfidave ligjore të parashtruara nga decentralizimi. Sugjerime për qasje të reja ligjore
- Juristët dhe avokatët në Metaverse: Raste nga jeta reale për mjetet e realitetit virtual