Një avokate biznesi me njohuri dhe përqasje tregtare që merr përsipër nevojat e klientit dhe siguron që ata të vazhdojnë të zhvillohen. Duke punuar për të dhënë vlerë dhe lehtësi në drejtimin e biznesit në tregun shqiptar duke u konsultuar dhe vepruar për shoqëri, shqiptare dhe ndërkombëtare.
Kristiana është shumë e apasionuar pas zgjidhjeve të drejta dhe efikase të biznesit, duke punuar për interesin më të lartë të klientëve. Duke qenë e përfshirë si sipërmarrëse, ajo ka përvojë të dorës së parë në sfidat e ndërtimit, rritjes dhe të bërit biznes.
Kristiana vlerëson transparencën, barazinë në qasje, dhe cilësinë e punës si bazën kryesore për ofrimin e shërbimeve.
Kristiana është diplomuar me një Master në të Drejtën e Korporatave nga Universiteti i Cambridge, dhe një Master të Shkencave (me medalje) në të Drejtën Tregtare dhe Biznesin Ndërkombëtar nga Universiteti i New York, Tiranë.
Ajo ka fituar bursa të ndryshme mbi merita akademike, ndër të cilat edhe Bursën e Ekselencës nga Ministria e Arsimit në Shqipëri.
Gjatë eksperiencës së saj, Kristiana ka mësuar se qasja e duhur ndaj nevojave specifike të klientit është çelësi i suksesit.
Me më shumë se 5 vite përvojë, Kristiana është ekspozuar me të gjitha punët që lidhen me ushtrimin e biznesit dhe transaksionet e tyre, si dhe me projekte të mëdha kombëtare dhe ndërkombëtare, edhe çështje të arbitrazhit ndërkombëtar. Ajo ka punuar në afërsi me biznesin në negocimin dhe hartimin e kontratave, përfshirë këtu kontratat koncesionare dhe PPP.