Forumi Rinor BE-Ballkan është një mundësi për të rinjtë nga i gjithë kontinenti që të diskutojnë çështje të përbashkëta, të përballen me politikëbërësit dhe të mobilizohen me energji të reja, duke lehtësuar krijimin e një rrjeti të ri transnacional për të krijuar iniciativa të reja dhe për të sjellë pikëpamje të reja si për BE-në ashtu edhe për Integrimi Europian të shteteve të Ballkanit.
Forumi do të kanalizojë konkluzionet e tij në konferencën “Për të Ardhmen e Evropës” të themeluar nga BE për harkun kohor 2021-2022, për t’i dhënë mundësi qytetarëve nga i gjithë kontinenti të paraqesin pikëpamjet e tyre mbi të ardhmen e BE-së.
Diskutimi do të bazohet në pesë tema, të gjitha të lidhura me pyetjen “Çfarë është Evropa? “
Kur: 22-26 Nëntor 2021
Ku: Romë, Itali
Mirëpriten aplikime nga studentët e Universiteve nga të gjithë shtetet e Ballkanit, anëtarë ose jo në BE, pavarësisht degës së studimit, me qëllim që të kenë një interes të dëshmuar në çështjet e BE-së dhe mundësisht të kenë një pjesëmarrje aktive në rrjetet/shoqatat e të rinjve për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet e integrimit në BE. Vlerësohet aftësia dhe gatishmëria për t’u angazhuar në projekte ndërshtetërore në fushat kryesore që do të diskutojë Forumi.
Aplikantët nuk duhet të jenë më shumë se 26 vjeç deri më 30 Nëntor.
Aplikantët duhet të dërgojnë (ngarkojnë) një CV maksimalisht të hartuar në dy faqe dhe të plotësojnë në formularin online një propozim se si të rinjtë mund të bëjnë diferencën, lidhur me jo më shumë se dy nga pesë temat që do të diskutohen nga grupet e punës në Forum.
Afati i fundit për aplikime është data 15 Tetor.
Ngjarja do të organizohet fizikisht dhe pjesëmarrësit do të duhet të kenë Certifikatën e Gjelbër COVID-19, në përputhje me Ligjin Italian. Do të aplikohen të gjitha masat për sigurinë shëndetësore dhe distancimin fizik.
Shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit do të sigurohen nga organizata.