PunësimThirrje për aplikim: Trajnim për Trajnerë – KS

October 6, 20210

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) fton të gjithë studentët/et e Fakultetit Juridik nga viti i tretë dhe i katërt të nivelit Bachelor si dhe nga niveli Master nga universitetet publike dhe private të rajonit të Prishtinës, Ferizajit, Pejës, Gjilanit, Mitrovica, Prizren dhe Gjakovës që të aplikojnë në trajnimin mbi programin për edukim ligjor për të rinjtë.

Për katër ditë radhazi, studentët do të trajnohen në programin për edukim ligjor të zhvilluar nga YIHR KS dhe partnerët e saj. Përveç kësaj, studentët do të kenë mundësi që gjatë trajnimit të aftësohen për prezantimin e njohurive të përfituara nga një trajnerë profesional.

Pas trajnimit, studentët pjesmarrës do të kenë mundësi që njohuritë e përfituara t’i ndajnë me nxënës të shkollave të mesme dhe studentë të universiteteve nëpërmjet rreth 60 ligjeratave që do të organizohen në rajonin e Prishtinës, Ferizajit, Pejës, Gjilanit, Mitrovica, Prizren dhe Gjakovës. Secili student/e do të ligjëroj një numër të caktuar të ligjeratave nëpër shtatë (7) rajonet e lartëpërmendura.

Për secilën ligjëratë të mbajtur studentët do të paguhen.

Për të aplikuar ju duhet të dorëzoni CV-në dhe një Letër Interesi deri më 10 tetor 2021, ora 23:59 në email apply@yihr.org me subjekt Aplikimi “Trajnimi për Trajnerë 2021”.

Trajnimi do të mbahet nga data 27 – 29 Tetor 2021, nga ora 09:00-16:00 në Prishtinë (Data e trajnimit mund te zhvendoset varësisht nga masat e marra lidhur me Covid-19).

Trajnimi mbi programin për edukimin ligjor për të rinjë mbahet në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi” dhe mbështetet nga Departamenti Amerikan i Shtetit/INL.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020