BloguBurime LigjoreThirrje për Pjesëmarrje: Innovation Boot Camps

April 1, 20220
http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2022/04/Black-and-White-Simple-Minimalist-Book-Store-Sale-Promotion-Instagram-Post.png

Partnerët Shqipëri, ADP-Zid dhe Intelektualët e Rinj “Shpresë” organizojnë “Innovation Boot Camp”, respektivisht në:

  • Shkodër për pjesëmarrësit nga Shqipëria, në datat 11-15 Prill 2022
  • Podgoricë për pjesëmarrësit nga Mali i Zi, në datat 17-21 Prill 2022
Projekti Work4Youth

 

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Work4Youth” të financuar nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri 2014-2020, nën IPA II, i cili zbatohet nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, Shoqata për Prosperitet Demokratik –ZiD, dhe “Intelektualët e Rinj, Shpresë”. Projekti ka si qëllim të nxisë punësimin dhe të forcojë përfshirjen sociale të të rinjve në zonën ndërkufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi (Rajoni i Shkodrës në Shqipëri dhe bashkitë e Podgoricës, Tuzit, dhe Tivarit në Malin e Zi), përmes:

  • Përmirësimit të aftësive të të rinjve për zhvillimin e ideve të tyre të biznesit, bazuar në aftësi inovative, kompetenca dhe njohuri të reja.
  • Rritjes së mundësive për mbështetjen e bizneseve startup të të rinjve të përfshirë në projekt.
  • Rritjes së mbështetjes për sipërmarrësit e rinj dhe të vetëpunësuarve, përmes politikave lokale dhe stimujve financiarë.
Rreth Innovation Boot Camp

 

“Innovation Boot Camp” është një program 5-ditor*, me fokus në ndërtimin e aftësive praktike të të rinjve të përzgjedhur përmes procesit të aplikimit, të cilët intensivisht do të marrin njohuri dhe informacion duke u aftësuar për t’u përfshirë në veprimtari sipërmarrëse dhe biznesi nëpërmjet përdorimit të qasjeve dhe teknologjive innovative.

Në fund të procesit të aplikimit, rreth 60 të rinj nga rajoni i Shkodrës, komunat e Tuzit, Tivarit dhe Podgoricës, të moshës 18-30 vjeç, të cilët janë të gatshëm të shërbejnë si nxitës të zhvillimit për komunitetet e tyre lokale, do të zgjidhen për të marrë pjesë në Innovation Boot Camp.

 

Aktivitetet e Innovation Boot Camp

 

Gjatë ditëve të aktivitetit, përtej zhvillimit të njohurive teknike, do të ofrohet mbështetje dhe mentorim (udhëheqje, konsultim, orientim) nga ekspertë në fushën e zhvillimit dhe menaxhimit të biznesit, duke ndihmuar pjesëmarrësit në përgatitjen e një plani biznesi i cili mund të mbështetet më tej nga projekti si një “start-up” i ri.

Në fund të programit 5-ditor, një juri e përbërë nga ekspertë në fushën e sipërmarrjes dhe bizneseve lokale, do të përzgjedhë tetë (8) ide fituese për secilin Kamp, të cilat do të vazhdojnë të mbështeten dhe promovohen nga projekti deri në gjetjen e mundësive për financim, mentorim, zhvillim, etj.

*Programi do të mbulojë të gjitha kostot e pjesëmarrjes (akomodim, ushqim, transport publik).

Gjuha e pjesëmarrjes në Innovation Boot-camp

 

Aplikantët duhet të kenë njohuri të gjuhës angleze, pasi në program do të organizohen aktivitete ndërkufitare me të rinj dhe aktorë të tjerë nga Mali i Zi dhe Shqipëria.

Kriteret e Aplikimit

 

Aplikimi është i hapur për të gjithë të rinjtë 18-30 vjeç nga rajoni i Shkodrës, bashkitë e Tuzit, Tivarit, dhe Podgoricës, të cilët kanë një ide biznesi dhe duan ta zhvillojnë atë.

Inkurajohen të aplikojnë pjesëmarrës nga zonat rurale, të rinjtë me nevoja të veçanta, vajzat, grupet minoritare dhe të rinjtë nga grupet e tjera të disavantazhuara.

Aplikantët në mënyrë individuale ose ne grup (ekipe) duhet të dorëzojnë që në fazën e aplikimit idenë e tyre për fillimin e një biznesi.

 

Procesi i Aplikimit

 

Të gjitha aplikimet duhet të bëhen përmes platformës Dua Partners Invest në këtë link

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 4 Prill 2022.

Për aplikantët nga Shqipëria, në: info@duapartnerinvest.com  dhe irsh_director@yahoo.com 

Për aplikantët nga Mali i Zi, në: info@duapartnerinvest.com  and info@zid.org.me.

 

Lexo këtu për më shumë informacion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020