BloguBurime LigjoreTikTok: Media Sociale më e Përfolur

December 29, 20210

TikTok është një platformë relativisht e re që fillimisht u krijua për të ndarë video të shkurtra  kërcimi apo sinkronizimi të lëvizjeve të buzëve me muzikën, por tani është kthyer në platformën më të madhe të argëtimit që përdoret kryesisht nga të rinjtë. Vlera e saj në treg ka kaluar shifrën e 50 miliardë dollarëve. Duke marrë parasysh përdorimin e thjeshtë dhe argëtues, Tik Tok tani po përdoret si një platformë biznesi dhe hapsirë krijuese. 

Statistikat tregojnë se TikTok përdoret nga 18% e përdoruesve globalë të internetit nga mosha 16 deri në 64 vjeç. Duke qenë kaq popullor dhe lehtësisht i përdorshëm, TikTok është përballur gjithashtu edhe me shumë sfida ligjore, duke nisur nga ndalimi që i bëri shteti Indian, e deri te gjyqet e shumta që e akuzojnë kompaninë për keqmenaxhim të të dhënave të përdoruesve, TikTok është kthyer në rrjetin social më të diskutueshëm.

Si shumë platforma të tjera, TikTok ka rregullore specifike në lidhje me përmbajtjen dhe politikat e pronësisë intelektuale. Për sa i përket kësaj të fundit, TikTok pretendon se ata nuk lejojnë asnjë përmbajtje që cenon të drejtat e autorit. Rregulloret e tyre në lidhje me këtë temë përfshijnë heqjen e përmbajtjes ose pezullimin e llogarive që i shkelin këto dispozita.

Në të vertetë, me miliona këngë përdoren në këtë platformë pa licensën përkatëse, duke bërë që titullarët e së drejtës të humbasin mundësinë për një kompensim të drejtë. Megjithatë, mes  milionave videosh të postuara është pothuajse e pamundur të kontrollosh imtësisht dhe të ndalosh çdo përdorues të shkarkojë melodi/ këngë të caktuara, por nga pikëpamja ligjore shumë këngëtarë janë brenda së drejtës së tyre për t’a paditur këtë platformë.

TikTok bazohet në bashkëpunime ose duete midis krijuesve që përdorin këngë specifike ose tinguj të shkurtër të regjistruar, duke inkurajuar ripërdorimin e përmbajtjes nga përdorues të tjerë. Kjo e bën më të lehtë shkeljen e të drejtave të autorit dhe krijimin e përmbajtjes duke përdorur regjistrime audio ose materiale të tjera si pjesë e videove të tyre. Ndonëse të bëhesh i famshëm në TikTok mund të tingëllojë bukur, ka disa rreziqe ligjore për të cilat duhet të keni dijeni, për shembull ngritjen e një padie ndaj jush.

Kjo nuk do të thotë që për çdo këngë që dëshironi të përdorni duhet së pari të merrni lejen e krijuesit. TikTok ka bashkëpunuar me kompani të ndryshme diskografike për ta bërë procesin më të lehtë për përdoruesit e tij. Nëse ngarkon një këngë të mbrojtur nga  të drejtat e  autorit, që nuk ofrohet për përdorim të lirë nga platforma, do t’ju shfaqet një njoftim se po shkelni të drejtën e autorit, dhe nëse kjo ndodh shumë herë, llogaria juaj mund të  hiqet.

Ndërsa shumë artistë nuk janë në dijeni të përdorimit të përmbajtjes së tyre, TikTok përfshin konsultimin ligjor, si një opsion përpara se të rishikojë të ashtuquajturën përmbajtje të cenuar. Ata këshillojnë të kontaktoni një avokat për çdo material që lidhet me pronësinë intelektuale.

Ndërkohë, ne ju inkurajojmë të lexoni politikat e përdorimit në çdo platforme përpara se bëheni përdorues, sepse mund të rrezikoni të përfshiheni ligjërisht në një padi të padëshiruar. Duke folur për këtë, nëse keni nevojë për ndonjë këshillë ligjore, lexo dhe regjistrohu në Legit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020