Kryeqyteti Evropian i Rinisë është një titull që Tiranës iu akordua nga Forumi Evropian i Rinisë, me qëllim fuqizimin e të rinjve, për të nxitur pjesëmarrjen e tyre për të forcuar identitetin evropian.
Tiranës si një qytet i ri evropian iu dha shansi për të shfaqur idetë, projektet dhe aktivitetet e tij novatore që synojnë të fuqizojnë të rinjtë dhe të sjellin një perspektivë të re rinore në të gjitha aspektet e jetës së qytetit.
TEYC2022 paraqitet si një makro program që do të zgjasë 365 ditë, gjatë të cilave do i jepet jetë një kalendari projektesh me iniciativa e aktivitete të shumta, të cilat do të mbulojnë një gamë të gjerë tematikash e prioritetesh që shohin në qendër Rininë.
Ky program synon të fuqizojë Rininë duke krijuar mundësi të reja e duke i dhënë asaj një dimension evropian. Ndër të tjera programi synon:
- të sjellë ndryshime pozitive;
- të inkurajojë pjesëmarrjen aktive;
- të promovojë vullnetarizmin;
- të nxisë identitetin evropian;
- të promovoje e të mbrojë diversitetin dhe gjithë përfshirjen;
- të fuqizojë organizatat rinore;
- të rrisë investimet për të rinjtë;
- të transformojë qytetin në një pikë ndërkombëtare takimi;
- të krijojë rrjetëzime dhe sinergji mes të rinjve nga e gjithë Evropa.
TEYC2022 do të zbatohet përmes 8 Programeve, të cilët qëndrojnë si kolona mbajtëse të të gjithë makro programit Activ∞.
Përshkrim i Thirrjeve
Thirrja për Projekt Ide synon mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile, grupeve jo formale dhe individëve të cilët do të financohen për të zbatuar programet e parashikuara të TEYC2022.
Thirrja për Bashkëpunëtor synon identifikimin e projekteve dhe iniciativave të cilat janë në zbatim ose do të fillojnë zbatimin e tyre gjatë vitit 2022 dhe që lidhen me komponentë të programit të TEYC 2022.
Së bashku dhe në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, këto thirrje mundësojnë multiplikimin e rezultateve dhe garantimin e qëndrueshmërisë së nismave për të rinjtë dhe atyre që punojnë me të rinjtë në Shqipëri.
Si aplikohet në këtë thirrje për projekt Ide?
Çdo organizatë e shoqërisë civile/grup Jo Formal/individ të cilët plotësojnë kriteret sipas pikës 5 të Aneksit Nr. 5 “Udhëzuesi i plotësimit të aplikimit për Projekt Ide” në kuadër të TEYC2022, mund të aplikojë duke dorëzuar:
- Formatin e plotësuar të Projekt Idesë (Aneks Nr. 1)
- Buxhetin e parashikuar sipas aktiviteteve (Aneks Nr. 2)
- Dokumentet identifikues dhe/ose mbështetës (Aneks Nr. 3)
Dokumentet e listuar më sipër duhet të dërgohen në adresën e postës elektronike: aplikime@krk-teyc2022.al brenda datës 9 Janar 2022 ora 17:00.
Dokumentet, sipas kritereve të Aneksit nr. 3, do të dorëzohen fizikisht gjatë fazës së negocimit me kërkesë të stafit të KRK.
Paketën e plotë të aplikimit mund ta shkarkoni këtu.
Afati i fundit për aplikime: 9 Janar 2022
Qëllimi i Thirrjes për Bashkëpunëtor
Projekteve dhe/ose iniciativave do tju ofrohet të jenë pjesë e kalendarit të TEYC2022 pa mbështetje për burime financiare dhe do të kenë mundësinë të:
- realizojnë promovimin e ndërsjelltë (respektimin e logove apo simboleve, shpërndarjen e mesazheve në rrjete sociale dhe media tradicionele si dhe impaktimin e gjerë të të rinjve në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar;
- partnerizimin masiv me network-un TEYC2022 (institucione qëndrore, lokale, organizata ndërkombëtare, universitete, shkolla të mesme etj.);
- multiplikimin e rezultateve dhe garantimin e qëndrueshmërisë së nismave të ndërrmarra, pjesë e kalendarit TEYC2022.
Si aplikohet në këtë thirrje për Bashkëpuntor?
Çdo organizatë e shoqërisë civile/grup jo-formal/individ/partner ndërkombëtar i/e cila është duke zbatuar ose do të zbatojë një projekt/iniciativë që financohet nga një donator i ndryshëm me TEYC2022, mund të aplikojë duke dorëzuar:
- Formatin e plotësuar të Formularit për Bashkëpuntor (Aneks Nr. 7).
- Dokumentet identifikues dhe/ose mbështetës sipas pikës 2 më poshtë.
Aplikimi (Aneksi 7) dhe dokumentat sipas pikës 2 më poshtë duhet të dërgohen në adresën e postës elektronike: aplikime@krk-teyc2022.al brenda datës 9 Janar 2022 ora 17:00.
Dokumentat duhet të dorëzohen vetëm më postë elektronike dhe në subjekt të mail-it të specifikohet “Aplikim për thirrjen për bashkëpuntorë në kuadër të Tirana European Youth Capital 2022”.
Dokumentacioni mbështetës i nevojshëm për të aplikuar në këtë thirrje:
- Organizatat e Shoqërisë Civile duhet të dorëzojnë: CV të organizatës.
- Grupet jo-formale duhet të dorëzojnë: Çdo dokument që vërteton ekzistencën e grupit, ID të përfaqësuesit.
- Individët duhet të dorëzojnë: ID të vlefshme.
Subjektet që do jenë pjesë e kalendaritt e TEYC2022 do të lidhin një marrëveshje bashkëpunimi me Kongresin Rinor Kombëtar, ku do të rregullohen të drejtat dhe detyrimet e çdo pale.
Për të shkarkuar Formularin e Aplikimit për Bashkëpunëtorë kliko këtu.