Burime LigjoreTomas Edison, Sabiha Kasimati, dhe Tetë Arsye Për Rëndësinë e Patentës në Ditën e Dedikuar Shkenctarëve

February 11, 20220

Bota nuk do të jetë kurrë e njëjta. Ajo për të cilën po punoj, diçka kaq e re, e pazbuluar më parë, do t’i bëjë njerëzit të harrojnë se emri dhe figura ime lidhen me energjinë elektrike.”

Thomas Edison, The Current War/ Lufta Aktuale (2017)

Bota nuk është më e njëjta falë Tomas Edison,  Aquilino Di Caro, Luigi Bezzera dhe shpikësve të tjerë, të cilët nderohen për kontributin e dhënë në shkencë, çdo 11 shkurt. Për të qënë më pak pragmatik: figura e tyre nderohet çdo 11 shkurt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej vitit 1983, kur presidenti Ronald Regan e shpalli datën që përkon me lindjen e Tomas Edison, si “Ditën Kombëtare të Shpikësve”.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, 32 vite më pas, e shpalli 11 shkurtin si “Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë”, për të mirënjohur dhe mbështetur kontributin e tyre në zhvillimin e shkencës.

“Më lejoni t’ju tregoj se si ekzistojnë gjërat. Duke kontribuar të gjithë. Kështu shpiket.”

– Thomas Edison, The Current War/ Lufta Aktuale (2017)

Në Legit, këtë 11 shkurt,  duam të rikujtojmë rëndësinë e patentueshmërisë së shpikjeve, për krijuesit e tyre dhe mbarë njerëzimin.

Patento sepse:

 

  • Promovon inovacionin
  • Mbron interesat ekonomike dhe juridike të shpikësve
  • Informon publikun për çdo shpikje të re
  • Mbështet zhvillimin teknologjik
  • Garanton konkurrencë të ndershme në treg
  • Promovon dhe nxit respektimin e  ligjit
  • Rrit produktivitetin
  • Prezanton produkte dhe shërbime të reja
Patentat në Shqipëri

 

Në vitin 2020, sipas të dhënave të fundit statistikore nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI), numri i aplikimeve për patenta ka qënë 898, prej të cilave 12 ishin aplikim për patentë kombëtare nga shtetas shqiptar, dhe 885 aplikime ndërkombëtare për mbrojtjen në Shqipëri të patentave të lëshuara nga Zyra Europiane e Patentave. 

Krahasuar me statistikat e vitit 2019, aplikimet për patentë pranë DPPI-së u dyfishuan. Këto të dhëna mund të interpretohen si ndërgjegjësim shpikësve mbi rëndësinë e patentueshmërinë së shpikjes së tyre, ose si rritje i nivelit të shkencës dhe inovacionit në Shqipëri. Sidoqoftë, të dyja skenaret ngjallin shpresë!


Si ta kuptoj nëse krijimi im konsiderohet shpikje sipas ligjit?

 

Krijimi duhet të jetë një produkt ose një proces, që ofron zgjidhje në fushën e teknologjisë, duke demonstruar risi, hap shpikës dhe dobishmëri për zbatim industrial. Sidoqoftë, disa shpikje mund të përjashtohen nga patentueshmëria, nëse bien ndesh me rendin publik ose moralin e shtetit.

 

A dyshoi në ndonjë moment Tomas Edison për regjistrimin e patentës? 

 

Njeriu që i dha njerëzimit shpikjen më të madhe të të gjitha kohërave – llambën elektrike, dhe një ditë të dedikuar promovimit të shkencës dhe patentueshmërisë –  regjistroi 1,093 patenta nën emrin e tij. 


Tina, një shpikëse shqiptare, që nuk e ka një ditë zyrtare që t’i vlerësojë arritjet e bëra në shkencë, di se:

 

  • Patenta mund të mbrohet vetëm nëse regjistrohet.
  • Aplikimi për regjistrim bëhet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale.
  • Kohëzgjatja e të drejtave mbi patentë është 20 vite, me të drejtë ripërsëritjeje.
  • Patenta e regjistruar në Shqipëri mund të gëzojë mbrojtje ndërkombëtare.
  • Tarifa e aplikimit për patentë është 7.000 lekë, ndërsa
  • Tarifa e lëshimit të patentës është 6.000 lekë.

Tina nderon sot, një prej grave më guximtare shqiptare, biologen dhe iktiologen Sabiha Kasimatin, që studioi peshqit e ujrave të Shqipërisë dhe kontribuoi në krijimin e muzeut të parë të shkencave të natyrës në vend. 

Nuk ka histori të heshtur. Sado që e djegin, thyejnë, apo gënjejnë për të, historia njerëzore nuk pranon ta mbyllë gojën.

– Eduardo Galeano, Shkrimtar

Ka shumë mënyra se si mund t’i nderojmë njerëzit që na e kanë bërë jetën më të lehtë me krijimet dhe shpikjet e tyre, pavarësisht nëse arritën t’i siguronin këtyre të fundit një patentë, apo jo.

Kjo ishte mënyra (sipas) Legit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020