GEA zhvillon një trjanim mbi personat e interesuar në sipërmarrje i cili do të zhvillohet për një periudhe 3 mujore duke nisur nga data 6 Prill, me pjesëmarrje 2 herë në javë, të mërkurë dhe të premte, në orën 18:00-20:00, online në kohë reale në Platformën Zoom.
Dega “Sipërmarrje & Menaxhim” është e konceptuar mbi 3 shtylla kryesore, që janë metodat e sotme në shkollat profesionale amerikane dhe europiane.
Trajnimi do të mbulojë këto fusha:
- Zhvillimin personal
- Sipërmarrja si disiplinën kryesore
- Menaxhimin në të gjitha dimensionet e tij
- Strategjitë e Marketingut dhe Marketingun Dixhital
- Njohuritë në kontabilitet për dhe planifikimin financiar
- Fuqinë e lidershipit
- Menaxhimin strategjik të Burimeve Njerëzore
- Funksionimin ligjor dhe financiar e një organizate biznesi
- Artit kur ndërthuret me fushatat e marketingut dhe brandin e kompanisë
- E – Commerce
- Shitjet
- Përgatitja dhe prezantimi i një ‘Business Model Canvas’.
Vlera e trajnimit është 500 Euro dhe pagesa mund të kryhet me këste. Nëse zgjidhni të paguani vlerën e plotë menjëherë në fillim, pagesa ka një zbritje në vlerën 100 Euro.
Vlera e regjistrimit në akademi (si pjesë e pagesës së plotë) është 100 Euro. Nëse pas seancës së parë, ju mbeteni të pakënaqur dhe dëshironi të mos vazhdoni ta ndiqni trajnimin, kjo pagesë ju kthehet pas.
Pas trajnimit, pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatë.