Burime LigjoreKontratat & TransaksionetTransaksionet Ndërmjet Palëve të Lidhura: Ç’janë dhe çfarë risqe kanë?

January 15, 20220
http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2022/01/Red-Gradient-Online-Business-Meeting-Instagram-Post.png

Tanimë e keni kuptuar qasjen e Legit ndaj biznesit, kështu që sot do të flasim për transaksionet ndërmjet palëve të lidhura, duke qenë se janë praktikë e zakonshme në biznes.  

Henry Ford, themelues i Ford Motor Company, ka thënë se “Një biznes që nuk fiton asgjë përveç parave, është një biznes i dobët”. Kjo shprehje nënkupton, se krahas parave, një biznes duhet të bashkëpunojë me njerëz dhe biznese të tjerë për të patur sukses. Në rrjedhën normale të biznesit hasen shumë transaksione ndërmjet palëve të lidhura, pasi në përgjithësi, bizneset dhe jo vetëm, janë të prirur të bashkëpunojnë me biznese të tjerë, të cilët i njohin mirë ose kanë interesa të përbashkëta. 

 

Çfarë janë transaksionet ndërmjet palëve të lidhura dhe pse është e rëndësishme të dimë më shumë për to?

 

Termi “transaksion ndërmjet palëve të lidhura” i referohet një marrëveshjeje ndërmjet dy palëve, të cilat kanë një marrëdhënie biznesi të mëparshme.

Bazuar në Standartin Ndërkombëtar të Kontabilitetit, nuk mund të konsiderohet transaksion ndërmjet palëve të lidhura një transaksion, i cili realizohet ndërmjet:

  1. dy njësive ekonomike, sepse ato thjesht kanë një drejtor apo ndonjë tjetër anëtar të personelit drejtues kryesor të përbashkët
  2. dy sipërmarrësve, sepse ata thjesht ndajnë kontrollin e përbashkët mbi një sipërmarrje të përbashkët
  3. ofruesit e shërbimit të financës
  4. shoqatat/bashkimet tregtare
  5. shërbimet komunale publike
  6. departamentet dhe agjencitë qeveritare, duke u nisur thjesht nga vetia e marrëveshjeve të saj normale me një njësi (edhe pse ato mund të ndikojnë në lirinë e veprimit të një njësie ose të marrin pjesë në procesin e saj vendimmarrës)
  7. një konsumator, ofertues, franshiser, shpërndarës apo agjent i përgjithshëm me të cilin një njësi ekonomike bën transaksione me një volum të rëndësishëm të biznesit, thjesht nga virtyti i varësisë së rezultuar ekonomike. 

Arsyet përse duhet të dimë më tepër për transaksionet ndërmjet palëve të lidhura janë të shumta. Megjithatë, akoma dhe më e rëndësishme është të kuptojmë se në rast se këto transaksione nuk kontrollohen, mund të rezultojnë në një dëm të konsiderueshëm financiar për palët e përfshira në to. Transaksionet që realizohen ndërmejt palëve të lidhura duhen raportuar në mënyrë transparente për të shmangur konfliktet e interesit që mund të cënojnë ortakët e shoqërive pjesëmarrëse në transaksion.

Transaksionet ndërmjet palëve të lidhura mbartin edhe rreziqe, ku mund të përmendim këtu rrezikun e mashtrimit, i cili mund të ndodhë në rastet e palëve të lidhura me influencë dominuese. Në këtë rast, influenca dominuese që ushtrohet nga pala e lidhur nënkupton që:

  • pala e lidhur ka vendosur veton në vendime të një rëndësie të konsiderueshme për biznesin
  • ka patur transaksione të konsiderueshme që kanë marrë miratimin përfundimtar nga pala e lidhur
  • propozimet e biznesit që janë bërë nga pala e lidhur nuk hasin kundërshtime nga personat e ngarkuar me qeverisjen e biznesit
  • transaksionet që përfshijnë palën e lidhur ose pjesëtarë të afërm të familjes së saj janë miratuar në mënyrë të pavarur dhe nuk i janë nënshtruar procedurave rishikuese
  • pala e lidhur ka patur ose ka një rol udhëheqës në themelimin e entitetit me të cilin po realizon transaksionet.

 

Cili është roli i Audituesit në transaksionet ndërmjet palëve të lidhura?

 

Duke qenë se më lart folëm për influencën dominuese, duhet të përmendim se në momentin që bëhet evidente pjesëmarrja e tepruar e palës së lidhur në përzgjedhjen e politikave kontabël, ka vend të ngrihen dyshime për raportime financiare jo të rregullta. 

Detyra kryesore e një Audituesi është që të evidentojë nëse transaksionet janë kontabilizuar siç duhet dhe a janë raportuar në përputhje me kuadrin e zbatueshëm të raportimit financiar. Kjo do të thotë se për të identifikuar transaksionet e palëve të lidhura, të cilat synojnë të derivojnë nga rrjedha normale e biznesit, Audituesi inspekton kontratat apo marrëveshjet midis palëve dhe vlerëson nëse logjika e biznesit ka qenë që këto transaksione të përfshihen në rapotime financiare mashtruese apo janë realizuar për të fshehur keqpërdorimin e aktiveve. 

Nëse Audituesi gjendet përpara rasteve të tilla, ai duhet ta shohë situatën nga këndvështrimi i palës së lidhur, pasi kjo është e vetmja mënyrë që do ta ndihmojë atë për të njohur realitetin ekonomik të transaksionit, duke kuptuar kështu edhe arsyen përse është kryer ky transaksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020