BloguBurime LigjoreUniversiteti i Kembrixhit: Kurs Online për Studimet në Drejtësi

October 27, 20210

Fakulteti i Drejtësisë është i kënaqur të njoftojë një nismë të re universitare: Eksplorimi i Ligjit: Studimi i së Drejtës në Universitet.

Eksplorimi i Ligjit është një kurs inovativ online, me akses të hapur për këdo, i krijuar kryesisht për moshat nga 16 deri në 18-vjeç të cilët po konsiderojnë studimin e ligjit dhe së drejtës në një universitet në MB. Lehtësisht i aksesueshëm dhe falas për këdo që dëshiron të regjistrohet.

Kursi është një iniciativë e Fakultetit të Drejtësisë, e cila synon të ndihmojë çdo student, pavarësisht prejardhjes së tij apo aspiratve të veçanta universitare.

Përgjatë gjashtë moduleve javore të kursit, studentët do të njihen me bazat e ligjit – natyrën e tij, burimet dhe kategoritë kryesore – si dhe do të eksplorojnë në thellësi disa çështje magjepsësetë së drejtës penale, të së drejtës publike dhe të së drejtës private. Ata gjithashtu do të fitojnë njohuri të vlefshme, duke pasur mundësinë për të praktikuar aftësitë që i nevojiten çdo studenti të drejtësisë. Moduli përfundimtar i kursit ofron këshilla të dobishme se si të bëni një aplikim efektiv në universitet.

Kursi synon të jetë një përvojë pozitive, tërheqëse dhe e pasur. Ekspertët akademikë do t’i  udhëzojnë studentët ndërkohë që ata do të jenë duke punuar me aktivitete online, në mënyrë që t’i mësojnë se si të ndërveprojnë me ligjin në mënyra të ndryshme.

Kursi Eksplorimi i Ligjit do të zhvillohet për herë të parë nga e Hëna e 18 Tetorit 2021. Kështu që, është e mundur të regjistroheni për kursin menjëherë, dhe në çdo kohë përpara datës 29 Nëntor 2021, nëpërmjet faqes online të kursit Eksplorimi i Ligjit. Kursi do të ofrohet përsëri rregullisht në të ardhmen.

Për informacion të mëtejshëm rreth regjistrimit, shihni faqen e internetit të Fakultetit të Drejtësisë: Studimi i Ligjit në Universitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020