UNYA Albania është një OJF e drejtuar nga të rinjtë, e dedikuar për të informuar, frymëzuar dhe mobilizuar të rinjtë shqiptarë për të promovuar vlerat e OKB-së. UNYAA është struktura rinore e organizatës.
Thirrja për aplikime për anëtarësim në UNYA Albania është tashmë e hapur. Ata janë në kërkim të të rinjve energjikë, të moshës 16-27 vjeç, të etur për t’u bërë qytetarë aktivë. Afati i fundit për aplikim është data 20 janar, ora 23:59.
Për të aplikuar ju duhet të plotësoni në anglisht këtë formular, dhe nëse keni ndonjë pyetje mund t’i adresoni përmes mediave të tyre sociale.
Aplikantët e përzgjedhur do të njoftohen me e-mail menjëherë pas përfundimit të afatit. Aplikantët që kalojnë fazën e parë do të intervistohen gjatë javës së fundit të janarit.