Uplift është një program përshpejtues i fazës së hershme të Start Up-eve, i fokusuar në rritjen e biznesit dhe vlerësimit të tij. Uplift synon të mbështesë Startup-et më inovative dhe premtuese të rajonit të Ballkanit. Përmes Uplift, këto Startup-e do të mësojnë:
- Si të prezantojnë planin e biznesit tek investitorët
- Si të mbrojnë pronësinë e tyre intelektuale
- Si të përmirësojnë modelet e tyre të biznesit
- Si të aplikojnë metodologjinë e rritjes së eficences
Cfarë ofron UpLift?
- Program kompleks përshpejtimi 4 mujor
- 50.000 EUR investim për Startup-in fitues
- 5.000 EUR çmim në para për ekipin më të mirë
- Mbledhje pune, sesione rrjetëzimi, trajnime të dedikuara biznesi dhe mentorim 1-ndaj-1
- 50+ ekspertë nga degët kryesore të industrisë, mentorë dhe sipërmarrës të suksesshëm në Evropë dhe rajon
- Qasje ndaj investitorëve kryesorë të Ballkanit, në Ditën e fundit të Uplift Demo
- Mundësi për të gjetur zgjidhje falë rrjetëzimit me partnerët kryesorë të Uplift
- Hapësira zyrash
- Falë Programit Bridge2EU – Udhëtim studimor në Sllovaki, Republikën Çeke dhe Austri
Kë Po Kërkojnë?
- Start Up-e të orientuara drejt teknologjisë dhe ekipe nga çdo fushë
- Avantazhi: Produkti ose shërbimi të jetë minimalisht i zbatueshëm
- Një Start Up që shfaq potencial për të fituar para dhe shkallëzuar biznesin ndërkombëtarisht
- Angazhim me kohë të plotë dhe mundësi për të marrë pjesë në programin në Tiranë
- Ekipe të afta për të punuar intensivisht për të ofruar progres të qëndrueshëm dhe rezultate të dukshme gjatë programit
- Desmonstrim i fitimit të klientëve të parë (që paguajnë/nuk paguajnë), pajtimtarëve, të ardhurave të mundshme apo partnerëve përkatës
Afati i fundit për regjistrimet është 24 Shtatori 2021.
Aplikoni TANI duke ndjekur këtë link.