BloguBurime LigjoreBurime për Start UpNdërrmarrësi & TregtiUplift Western Balkans: Thirrje për Startup-e

August 10, 20220
http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2022/08/Uplift-Western-Balkans.png

Uplift është një program akselerimi i startupeve në fazat e hershme të zhvillimit, i orientuar drejt rritjes së biznesit dhe vlerës për dhjetëra startupe ndër më inovatoret në Ballkanin Perëndimor.

Me tre edicione të arrira dhe që nisi me mbështetjen e SOVVA dhe SlovakAid, vitin e kaluar Uplift Western Balkans mori përmasat e një iniciative rajonale për rritjen dhe zhvillimin e ekosistemit të startupeve dhe biznesit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë falë partneritetit me VentureUP në Prishtinë dhe ICAN në Gostivar.

Edicioni i katërt Uplift Western Balkans ka hapur thirrjen për startupet në fazat e hershme në kuadër të Projektit “Qëndro” financuar nga Qeveria Italiane, implementuar nga UNICEF dhe gëzon mbështetjen financiare të Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në Shqipëri.

 

Kush mund të bëhet pjesë e Uplift Western Balkans dhe si të aplikoni?

 

  • Startupe teknologjike
  • Ekipe të çdo fushe
  • Startupe të sapo themeluara 
  • Startupe të fazave të hershme 
  • Startupe që kanë një produkt ose shërbim.

Startupet mund të aplikojnë për tu bërë pjesë e programit të akselerimit Uplift Western Balkans deri në datën 31 Gusht 2022 duke plotësuar këtë formular. 

Kandidaturat e përzgjedhura do të bëhen pjesë e “Selection Boootcamp” në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, në datat 8-10-12 shtator 2022.

Më 16 shtator 2022 nis zyrtarisht programi 3 mujor i akselerimit për të kurorëzuar rrugëtimin e startupeve më 21 Nëntor 2022 në Demo-Day.

 

Pse duhet të bëheni pjesë e Uplift Western Balkans?

 

  • Shpërblime deri në 17 mijë euro cash për startupet më të mira
  • Mentorim me mbi 50 ekspertë Shqiptarë dhe të huaj
  • 3 muaj program akselerimi 
  • Udhëtime studimore pranë ekosistemeve Evropiane të sipërmarrjes, inovacionit dhe teknologjisë në Sllovaki dhe Austri.

Një delegacion startupesh çdo vit udhëton drejt Sllovakisë dhe Austrisë për tu njohur nga pranë me një ekosistem Evropian inovacioni në kuadër të programit Bridge2EU. Ky program 5-ditor është një udhëtim studimor përgjatë të cilit kompanitë dhe startupet e përzgjedhura do të mësojnë dhe përfitojnë nga njohja me një ekosistem të ri kompanish dhe startupesh të fushës së teknologjisë.

Uplift Western Balkans është shndërruar në një hapësirë ku themeluesit e rinj mund të ndërtojnë të ardhmen e kompanive të tyre, të gjejnë mbështetje nga komuniteti, të pilotojnë produktet dhe shërbimet e tyre dhe të takohen me investitorët e tyre të ardhshëm.

Me një larmi industrish përgjatë tre viteve, Uplift Western Balkans ka qenë mikpritës i startupeve të fushave të ndryshme si:

  • Shëndeti
  • Arkitektura
  • Moda
  • Realiteti virtual
  • E-commerce
  • Inteligjenca artificiale
  • Teknologji edukative
  • Fintech
  • Asistentë virtual
  • Real estate
  • Video lojëra.

Lexo më shumë në faqen zyrtare të Uplift Western Balkans. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020