Burime për Start UpNdërrmarrësi & TregtiUSAID-ICK: Konkurs për Risitë në Drejtësi

October 15, 20210

Aktiviteti i Drejtësisë themeluar nga USAID në partneritet me Qendrën e Inovacionit të Kosovës (ICK) po organizon një #hackathon në formën e një Konkursi me temë Risitë në Drejtësi- JusTECH.

Qëllimi i Aktivitetit të Drejtësisë në Kosovë është krijimi i një sistemi drejtësie më të aksesueshëm, të aftë për t’u ofruar njerëzve qasje ndaj shërbimeve cilësore dhe mjeteve të shumta për të zgjidhur nevojat e tyre për drejtësi dhe problemet e përditshme me natyrë ligjore, për të gjeneruar kështu, besim më të madh publik në sistemin e drejtësisë dhe sundimin e ligjit.

Aktiviteti organizohet mbi tre objektiva të integruar:

1) Përmirësimi i cilësisë ndaj qasjes së shërbimeve të drejtësisë 

2) Përmirësimi i mirëkuptimit, angazhimit dhe besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë, dhe

3) Zhvillimi efektiv i risive teknologjike në Sektorin e Drejtësisë.

JusTech është një “hackathon” tre-ditor që mbledh së bashku profesionistët e  ligjit, programues kompjuterash, studentë, shkencëtarë kompjuterash, zhvillues softuerësh, anëtarë të publikut dhe profesionistë të disiplinave të ndryshme për të koduar dhe krijuar aplikacione teknologjike që do të përmirësojnë aksesin në drejtësi.

Në përpjekje për të zvogëluar këtë hendek, organizuesit ftojnë pjesëmarrës të disiplinave, grupeve të aftësish dhe aftësive krijuese të ndryshme, për të formuar ekipe multidisiplinare me qëllim krijimin dhe shpikjen e produkteve unike digjitale, për të luftuar sfidat e Drejtësisë që kanë të bëjnë me 3 fushat e sipërpërmendura.

Nën mentorimin e ekspertëve, konkurrentët me prejardhje të ndryshme profesionale do të kenë 54 orë kohë për të hartuar produkte novatore, të cilët do të rrisin mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të njeriut.

Keni një ekip dhe një ide? Aplikoni këtu.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020