Chemonics kërkon një kandidat/e për pozicionin e Oficerit Ndërlidhës të Gjykatës për Aktivitetin e Drejtësisë në Kosovë të financuar nga USAID.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Mban komunikime me gjykatat e Aktivitetit të Drejtësisë për të raportuar mbi progresin e zbatimit të qëllimeve, organizon ngjarje dhe sipas nevojës, takime për konsulentët e emigrantëve me organizatat dhe zyrtarët vendas.
- Ndihmon dhe monitoron zhvillimin, duke këshilluar Ekipet e Përmirësimit të Gjykatës për të forcuar efikasitetin dhe efektivitetin e ofrimit të shërbimeve nga gjykatat e Kosovës dhe ndërveprimin e tyre me qytetarët.
- Merr pjesë dhe/ose raporton për takimet formale dhe joformale me homologët, duke përfshirë takimet me kryetarët e gjykatave, gjyqtarët, personelin e gjykatave, grupet e lidhura, dhe partnerët e projektit.
- Kryen kërkime sipas detyrave në Planin e Punës të deleguar nga Specialisti i Performancës së Gjykatës, përgatit reporte të zgjedhura dhe bën rekomandime për zbatim.
- Mbështet me përgatitjen e dokumentacionit dhe procedurat për personelin e gjykatës, sipas nevojës, dhe ndihmon me përkthim ligjor në gjuhët anglisht, shqip dhe/ose serbisht.
- Ndërvepron me projektet e tjera të USAID/Kosovës për të shmangur përsëritjen dhe shfrytëzon burimet e mundshme për komunikimin e projekteve.
- Ndihmon në planifikimin e punës së projektit, raportimin (javor, mujor, tremujor) dhe mbledhjen e të dhënave MEL.
Aftësitë dhe Kualifikimet e kërkuara
- Diplomë Bachelor në drejtësi, ose fushë të ngjashme
- Dy vjet eksperiencë pune profesionale; preferohet puna në sektorin e drejtësisë
- Aftësi të forta ndërpersonale dhe aftësi në ndërtimin e marrëdhënieve
- Aftësi e demonstruar për të punuar në mënyrë efektive në ekip dhe individualisht
- Mendim kritik i demonstruar dhe aftësi në zgjidhjen e problemeve
- Njohuri në anglishten, shqipen dhe/ ose serbishten e shkruar dhe të folur
- Udhëheqje e demonstruar, shkathtësi dhe integritet
Ju lutemi dërgoni aplikimet vetëm në formë elektronike, duke përfshirë një letër interesi dhe CV në: eluzha@justiceactivity-ks.org jo më vonë se data 5 Nëntor 2021.
Ju lutemi shkruani në subjekt “Oficer Ndërlidhës i Gjykatës”.