Aktiviteti i USAID-it për Drejtësi në Kosovë shpall hapjen e aplikimeve për grante nga organizatat joqeveritare të regjistruara në Kosovë, bizneset dhe subjektet e tjera të regjistruara për të krijuar, zbatuar dhe promovuar ide, mekanizma dhe zgjidhje novatore që do të kontribuojnë në rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve të institucioneve të drejtësisë.
Aktiviteti i Drejtësisë ka shpallur Konkursin e Inovacionit në Drejtësi në formën e ciklit të granteve për organizatat joqeveritare, komunitetet e biznesit dhe subjektet e tjera të regjistruara që përdorin teknologji të ulët, për hartuar programe që do të sjellin risi në sistemin e drejtësisë me qëllim ndryshimin e sjelljeve të qytetarëve ndaj institucioneve të drejtësisë dhe rritjen e besimit të publikut ndaj sistemit të drejtësisë.
Në mënyrë që të kualifikohen për shqyrtim, organizatat e interesuara duhet të plotësojnë aplikimin e plotë për grant dhe anekset e tjera, sipas kritereve të pranueshmërisë dhe udhëzimeve të detajuara për aplikim, të cilat mund të kërkohen në adresën e emaili-t: grants@justiceactivity-ks.org.
Aplikimet në versionin elektronik duhet t’i dërgohen Specialistëve të Granteve dhe Nënkontraktimeve të Aktivitetit të Drejtësisë, në adresën grants@justiceactivity-ks.org. Afati i fundit i aplikimit është data 19 Nëntor 2021, ora 15:00.