Aktiviteti i USAID-it për Drejtësi në Kosovë shpall thirrjen e aplikimeve për grante, në kuadër të zgjerimit të ofrimit të shërbimeve të Ndihmës Juridike në komunat pa shërbim.
Aktiviteti i Drejtësisë do të ofrojë dy granteve për Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) dhe/ose Organizatat Joqeveritare (OJQ), që veprojnë në Kosovë dhe janë të kualifikuara për të ofruar shërbime të qëndrueshme të ndihmës juridike në komunat Shtërpcë, Novobërdë, Ranillug, Partesh dhe Mamushë.
Objektivi i aktivitetit është që të sigurojë që disa, por mundësisht të gjitha, nga këto komuna, të cilat më parë nuk janë shërbyer, të kenë akses të vazhdueshëm ndaj shërbimeve të ndihmës juridike.
Organizatat e interesuara duhet të plotësojnë aplikimin për grant dhe anekset e tjera sipas kritereve të pranueshmërisë dhe udhëzimeve të detajuara për aplikim, të cilat mund të kërkohen me email në adresën: grants@justiceactivity-ks.org.
Aplikimet në versionin elektronik duhet t’i dërgohen Specialistëve të Granteve dhe Nënkontraktimeve të Aktivitetit të Drejtësisë, në adresën e emailit grants@justiceactivity-ks.org. Afati i fundit për paraqitjen e një aplikimi të plotë është ora 15:00 më 19 Nëntor 2021.