Chemonics kërkon një kandidat/e për pozicionin e Këshilltarit Ligjor për Drejtësinë e Kosovës të financuar nga USAID.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Mbështet përpjekjet e projektit për kërkimin, hartimin, rishikimin dhe komentimin e legjislacionit parësor dhe dytësor.
- Analizon legjislacionin, kryen kërkime dhe analiza të dokumenteve ligjore, protokolleve dhe memorandumeve të tjera.
- Përgatitn përmbledhje kërkimore, duke formuluar opsionet e politikave.
- Zbaton aktivitetet në lidhje me KGJK -në, Komitetet e saj, Sekretariatin dhe gjykatat.
- Mbështet projektin dhe palët e përfshira, Kryesuesin e KGJK -së dhe sipas nevojës zyrtarë të tjerë të KGJK -së, përfshirë Drejtorin e Sekretariatit të KGJK -së, në çështjet e politikave.
- Merr pjesë në takime formale dhe joformale me homologët, përfshirë anëtarët e KGJK-së dhe Sekretariatin e saj, gjyqtarët, avokatët, personelin e gjykatave dhe grupet përkatëse, në projektet e financuara nga donatorët dhe përgatit leximeve të detajuara në ato takime.
- Përgatit, ose ndihmon në përgatitjen e planit vjetor të punës së programit, oraret e zbatimit, planin e monitorimit të performancës dhe mbledhjen e të dhënave të lidhura me to, dokumentet e politikave dhe dokumentet e pozicioneve, si dhe raporte periodike të kërkuara nga USAID, duke përfshirë raport progresi tremujor dhe vjetor.
- Detyra të tjera sipas rastit.
Aftësitë dhe Kualifikimet e kërkuara
- Bachelor në drejtësi, ose një fushë të ngjashme
- Pesë (5) vjet përvojë pune me zbatimin e projekteve në sektorin e drejtësisë
- Përvojë e mëparshme dhe njohuri ndaj sektorit të drejtësisë në Kosovë, përfshirë rolin dhe funksionet e institucioneve dhe historinë e reformave dhe zhvillimet e fundit
- Përvojë me ofrimin e asistencës teknike ndaj administrimit institucioneve të sektorit të drejtësisë
- Aftësi të forta ndërpersonale dhe aftësi në ndërtimin e marrëdhënieve
- Aftësi e demonstruar për të punuar në mënyrë efektive në ekipe dhe individualisht
- Mendim analitik i demonstruar dhe aftësi ndaj zgjidhjes së problemeve
- Njohuri gjuhësore në të folur dhe të shkruar: Anglisht, Shqip dhe/ ose Serbisht
- Aftësi udhëheqëse të demonstruara, shkathtësi dhe integritet
Ju lutemi i dërgoni aplikimet vetëm në formë elektronike, duke përfshirë një letër interesi dhe CV në: eluzha@justiceactivity-ks.org jo më vonë se 5 Nëntor 2021. Ju lutemi shkruani “Këshilltar Ligjor” në subjekt.