Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale ofron mundësi praktike me pagesë për:
- Një (1) praktikant në Pejë
- Një (1) praktikant në Gjakovë
- Një (1) praktikant në Lipjan
- Një (1) praktikant në Ferizaj
- Dy (2) praktikantë në Prishtinë
Praktikantët duhet të jenë studentë ose të sapo-diplomuar në nivelin e studimit Bachelor në universitetet publike ose kolegjet private të akredituara në Republikën e Kosovës.
Praktika do të zhvillohet në institucione të ndërlidhura me drejtësinë komerciale, partnerë të projektit, me kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh.
Kandidatët duhet të kenë:
- Shkathtësi në shkrim dhe hulumtim ligjor;
- Aftësi për të punuar te pavarur dhe në ekip;
- Aftësi të mira komunikimi;
- Njohuri të avancuar të gjuhës angleze në shkrim dhe lexim;
- Preferohen studentët me notë më të lartë mesatare;
- Të rregjistruar në vitin e tretë ose të fundit në nivelin e studimeve Bachelor, ose të sapodiplomuarit në nivelin e studimeve-Bachelor.
Dokumentet e kërkuara:
- CV në gjuhë angleze;
- Letër motivimi për interesimin ne fushën e të drejtës komerciale në gjuhën angleze;
- Certifikatën e notave;
- Vërtetimin nga fakulteti që është student ose kopjen e diplomës.
Dokumentet e kërkuara dërgohen në adresën dblakajdemaj@dexisonline.com.
Data e fundit e aplikimit është 31 janar 2022 ora 16:00. Shënoni “Intern-qyteti (për të cilin jeni të interesuar)” në titullin e e-mail-it.